Në Mitrovicën e Veriut, në objektin e shkollës fillore “Aziz Sulejmani”, janë gjetur mbishkrime me emërtim të grupit paramilitar rus Wagner.
Në dy objekte brenda shkollës ky grafit është shkruar me të kuqe me shkronja të mëdha nga persona të panjohur.
Bëhet e ditur se gjatë barrikadave në veri të Kosovës, të cilat i kanë ngritur serbët vendas në organizimin e grupeve kriminale dhe Beogradit, kanë qenë të pranishëm edhe pjesëtarët e grupit Wagner, të cilët e kanë acaruar edhe më shumë situatën dhe kanë krijuar trazira.
Aktivitetet e Grupit Ëagner janë vënë sërish në qendër të vëmendjes së publikut botëror pas pushtimit rus të Ukrainës.
SHBA javën e ardhshme do të vendosë sanksione shtesë ndaj organizatës ushtarake private ruse Wagner Group, e cila, siç theksojnë zyrtarët amerikanë, ofron mbështetje për ushtrinë ruse në luftën në Ukrainë, njoftoi të premten Shtëpia e Bardhë./The Geopost/

“Kamionët e viktimizimit” në Nju Jork, Fetoshi: Strategji serbo-ruse për ta dëmtuar imazhin e Kosovës
Pas deklaratës për “spastrimin etnik”, Paunoviq dhe Daçiq këndojnë së bashku këngë nacionaliste për Kosovën
Serbia dhe Uzbekistani paralajmërojnë bashkëpunim për raketa, analisti ngre pikëpyetje për interesat ruse
Von der Leyen pas varrimit të Mlladiqit: Vendet që lavdërojnë kriminelët e luftës nuk kanë vend në BE
Sikorsky: Pasuria e ngrirë ruse nuk do t’i kthehet Moskës
Parti e re proruse në Serbi, kërkon braktisjen e BE-së dhe forcimin e ndikimit të Moskës