
Grupi i njohur Anonymous ka hakuar disa faqe të qeverisë ruse, duke përfshirë edhe atë të shërbimit inteligjent.
Lajmin për këtë e kanë bërë të ditur vetë grupi Anonymous, në një postim në rrjetin social Twitter, ku numorojnë rreth 8 milionë ndjekës.
“Uebsajtet ruse nën sulm [Tango Down] Moska, FSB-ja, Qendra Analitike për Qeverinë e Federatës Ruse dhe Ministria e Sportit e Federatës Ruse” kanë shkruar ata, duke bërë me dije se këto uebsajte ruse janë tashmë të hakuara.
Russian sites under attack [Tango Down]
Moscow
FSB
Analytical Center for the Government of the Russian Federation
Ministry of Sport of the Russian Federation#Anonymous #OpRussia pic.twitter.com/OLOMSNBvWr— Anonymous (@YourAnonNews) March 15, 2022
Pas pushtimit rus në Ukrainë, që filloi më datë 24 shkurt të këtij viti, shumë shtete e grupe të pavaruara u pozicionuan krah Ukrainës, duke dhënë kontributin e tyre në mënyra të ndrsyhme.
Grupi Anonymous, pak ditë pas pushtimit, i shpalli Rusisë “luftë kibernetike”, duke hakuar mediat ruse që propagandonin për luftën në Ukrainë e uebfaqet e qeverisë ruse.
Me hakimet e djeshme, grupi nxori në pah të fshehtat e Vlladimir Putinit e bashkëpunëtorevë të tij.
Në një dokument që ata e siguruan duke hakuar në arkivat shtetërore të Rusisë, shihet plani i Putinit dhe ministrit të tij të mbrojtjes, Shoigu, për të prerë dhe shitur pyjet në Ukrainë.
Putin and Shoigu plan to cut down and sell Ukrainian forests. This is stated in a letter from Russian Defense Minister Shoigu "On the possibility of felling on defense lands," which is addressed personally to Putin pic.twitter.com/b2SiuaLyF3
— Anonymous (@YourAnonNews) March 15, 2022
Kujtojmë se lufta në Ukrainë ka më shumë se 20 ditë që ka filluar, kurse ukrainasit vazhdojnë të rezistojnë. /TheGeopost/