Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield, ka thënë së ShBA-të do të vendosin sanksione për Rusinë, pas shkeljes së ligjit ndërkombëtar që ajo bëri, duke njohur dy rajonet separatiste në Ukrainën lindore si pjesë të Rusisë.
Greenfield e tha këtë në një mbledhje të jashtëzakonshme që u mbajt për Ukrainën në Këshillin e OKB-së.
“Shtetet e Bashkuara do të vendosin sanksione ndaj Rusisë për këtë shkelje të qartë të ligjit ndërkombëtar dhe sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës. Ne mund, do dhe duhet të qëndrojmë të bashkuar në thirrjet tona që Rusia të tërheqë forcat e saj, të kthehet në tryezën diplomatike dhe të punojë drejt paqes.”, tha Greenfield.
Kujtojmë së situata në mes të Rusisë dhe Ukrainës mbetet e tensionuar dhe tensionet janë rritur edhe më shumë pas njohjes që Rusia i bëri dy rajonove separatiste në lindje të Ukrainës.
“Unë e konsideroj të nevojshme të marr një vendim që duhet të ishte marrë shumë kohë më parë – të njihet menjëherë pavarësia dhe sovraniteti i Republikës Popullore të Donetskut dhe Republikës Popullore të Luhanskut,” ka deklaruar gjatë ditës së djeshme Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Pas deklaratës për “spastrimin etnik”, Paunoviq dhe Daçiq këndojnë së bashku këngë nacionaliste për Kosovën
Serbia dhe Uzbekistani paralajmërojnë bashkëpunim për raketa, analisti ngre pikëpyetje për interesat ruse
Von der Leyen pas varrimit të Mlladiqit: Vendet që lavdërojnë kriminelët e luftës nuk kanë vend në BE
Sikorsky: Pasuria e ngrirë ruse nuk do t’i kthehet Moskës
Parti e re proruse në Serbi, kërkon braktisjen e BE-së dhe forcimin e ndikimit të Moskës
Uashingtoni ashpërson mesazhet ndaj Serbisë, Kongresi e paralajmëron për Rusinë, Kinën dhe glorifikimin e Mlladiqit