Pas zhvillimeve të fundit në Ukrainë, ku Presidenti rus Vladimir Putin shpalli pavarësinë e dy rajoneve separatiste në lindje të Ukrainës (Donetsk dhe Luhansk), ka reaguar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Republikën e Kosovës (MPJD).
Në reagimin e kësaj Ministrie bëhet e qartë se Kosova qëndron me Ukrainën kundër agresionit të drejtpërdrejtë të Rusisë.
Sipas MPJD-së, “Bota e lirë duhet t’i përgjigjet me vendosmëri Putinit dhe përfaqësuesve të tij”
“Kosova qëndron me Ukrainën kundër agresionit të drejtpërdrejtë të Rusisë. Putini po bën edhe një herë luftë kundër një demokracie paqësore. Ai ka bërë luftëra hibride kundër demokracive në të gjithë Evropën për shumë vite. Bota e lirë duhet t’i përgjigjet me vendosmëri Putinit dhe përfaqësuesve të tij.” thuhet në reagim.
Kosova 🇽🇰 stands with Ukraine 🇺🇦 against Russia’s outright aggression. Putin is once again waging war against a peaceful democracy. He has been waging hybrid wars against democracies across Europe for many years. The free world must respond to Putin and his proxies with resolve.
— MFA Kosova 🇽🇰 (@MFAKOSOVO) February 22, 2022

Serbia dhe Uzbekistani paralajmërojnë bashkëpunim për raketa, analisti ngre pikëpyetje për interesat ruse
Von der Leyen pas varrimit të Mlladiqit: Vendet që lavdërojnë kriminelët e luftës nuk kanë vend në BE
Sikorsky: Pasuria e ngrirë ruse nuk do t’i kthehet Moskës
Parti e re proruse në Serbi, kërkon braktisjen e BE-së dhe forcimin e ndikimit të Moskës
Uashingtoni ashpërson mesazhet ndaj Serbisë, Kongresi e paralajmëron për Rusinë, Kinën dhe glorifikimin e Mlladiqit
Brukseli ashpërson tonin ndaj Beogradit: Parlamenti Evropian kërkon ndryshim të qasjes ndaj Vuçiqit