Kancelari Olaf Scholz njofton se Gjermania do të pezullojë funksionalizimin e gazsjellësit “Nord Stream II”, për shkak të aktiviteteve të fundit të Rusisë në Ukrainën lindore.
Scholz është shprehur se për shkak të njohjes ruse të Donetskut dhe Luhanskut, vendimi për certifikimin e gazsjellësit do të mbetet në pritje.
“Si përgjigje ndaj aktiviteteve ruse në Ukrainë, qeveria federale po e ndalon projektin e gazsjellësit ‘Nord Stream II’. Ky vendim tingëllon teknik, por është një veprim i nevojshëm administrativ, në mënyrë që të mos ndodhë certifikimi i tubacionit. Pa këtë certifikim ‘Nord Stream II’ nuk mund të hyjë në funksion”, u tha Scholz gazetarëve në Berlin.
Gazsjellësi midis Rusisë dhe Gjermanisë përfundoi shtatorin e kaluar, por nuk është ende në funksion. “Nord Stream II” është projekt i përfunduar në partneritet mes kompanisë ruse Gazprom që ka në pronësi 51 për qind të aksioneve dhe disa kompanive gjermane, holandeze e franceze.
Që në fillim, projekti nuk ishte miratua nga aleatët perëndimorë, të cilët e panë atë si një projekt me të cilin Rusia kërkon të zgjerojë ndikimin e saj ekonomik dhe politik në Evropë.
Në muajt e fundit, pasi konflikti në Ukrainën lindore u përshkallëzua, shumë zyrtarë perëndimorë kanë theksuar se bllokada e “Nord Stream II” duhet të jetë pjesë e sanksioneve që Perëndimi mund të përdorë kundër Rusisë.
Megjithëse Qeveria e re gjermane ka qenë e kujdesshme për pezullimin e projektit, aktivitetet e fundit ruse dhe njohja e Donetskut dhe Luhanskut si territore të pavarura kanë detyruar Gjermaninë të përshpejtojë procesin e sanksioneve, i cili do të përfshijë këtë projekt të diskutueshëm.
The Geopost

Mojsilloviq dezinformon për marrëveshjen mes Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë
Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit
Portal Novosti shpërndan propagandë: Marrëveshja mediatike shpallet “pakt kundër serbëve”
Mediumi serb manipulon për ushtarët amerikanë të KFOR-it: Nga interesi për ortodoksinë në pranim të fesë
Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë
Kosova bashkë me vendet e tjera dënon sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit