Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky iu drejtua kombit herët të martën duke thënë se “ne nuk i detyrohemi askujt dhe nuk do t’i japim asgjë askujt” pas veprimeve të fundit të Rusisë.
Të hënën, presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi trupat që ai i quajti “paqeruajtëse” në dy rajone pro-Moskë të Ukrainës lindore, pasi njohu pavarësinë e tyre.
“Ne jemi në tokën tonë, nuk kemi frikë nga asgjë dhe askush, nuk i kemi borxh askujt dhe nuk do t’i japim asgjë askujt. Dhe ne jemi të sigurt për këtë. “tha Zelensky në fjalimin e tij në video, duke shtuar se masa ishte një shkelje e “integritetit dhe sovranitetit kombëtar të Ukrainës”.
Zelensky shtoi se kufijtë ndërkombëtarë të Ukrainës do të “mbesin të tillë” pavarësisht “deklaratave dhe kërcënimeve” të Rusisë dhe ai tha se Ukraina mbështetet në “hapat e qartë dhe efektiv” nga mbështetësit e saj ndërkombëtarë.
Ai tha se Ukraina kishte iniciuar një takim urgjent me Katërshen e Normandisë, ku përfshihen Gjermania, Rusia, Ukraina dhe Franca.
Ai paralajmëroi se lëvizja e fundit e Putinit minoi negociatat aktuale “paqësore” dhe “mund të nënkuptojë një dalje të njëanshme të Federatës Ruse nga Marrëveshja e Minskut dhe injorim të marrëveshjes së Normandisë”.
Zelensky përsëriti se Ukraina dëshironte “paqe” megjithëse ishte përgatitur për një akt agresioni rus për një “kohë të gjatë”.
Qytetarëve ukrainas, ai tha se Ukraina do ta trajtojë krizën me qetësi dhe besim dhe falënderoi të gjithë kombin për reagimin e tij gjakftohtë ndaj zhvillimeve të fundit. Ai siguroi qytetarët se nuk kishte arsye për një “natë pa gjumë”./CNN/

Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe zotohet se do t’i ruajë lidhjet institucionale me Beogradin
Lista e Studentëve nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe: Gashiq thotë se ajo ka qenë “kontraktor i SNS-it” në Kosovë
Evropa nis financimin prej 24 miliardë dollarësh, Ukraina në fokus të planit SAFE
Ukraina, Rusia dhe SHBA-ja drejt bisedimeve të reja për paqe në Abu Dhabi
Raporti nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në BiH: Lëvizjet e autoriteteve të RS po çojnë në ndarje de facto nga BiH
Mediat ruse e paraqesin humbjen e Vuçiqit si pasojë të ndikimit perëndimor