Grupi i shteteve të G-7 dënoi atë që e quajti “orkestrim të migrimit të parregullt përtej kufijve” nga qeveria e Bjellorusisë, pasi Polonia fqinje raportoi përpjekje të reja për kalim në kufirin e saj.
“Ne i bëjmë thirrje regjimit të ndërpresë menjëherë fushatën e tij agresive dhe shfrytëzuese për të parandaluar vdekjet dhe vuajtjet e mëtejshme”, thanë në një deklaratë të përbashkët ministrat e jashtëm të Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara. “Organizatat ndërkombëtare duhet të kenë akses të menjëhershëm dhe të papenguar për të ofruar ndihmë humanitare.”
Vendet evropiane akuzojnë presidentin e Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, se ka shtyrë mijëra emigrantë, kryesisht nga Lindja e Mesme, të kalojnë kufirin ilegalisht, si shenjë hakmarrje për sanksionet e Bashkimit Evropian që ndëshkojnë Bjellorusinë për goditjen e protestuesve që janë pro-demokracisë. Bjellorusia ka mohuar se ka orkestruar grumbullimin e emigrantëve në kufi.
G-7 ka thënë se Bjellorusia po përpiqet të “humbasë vëmendjen” nga shkeljet e saj të ligjit ndërkombëtar dhe të drejtave të njeriut. Deklarata shprehu solidaritet me Poloninë si dhe me dy fqinjët e tjerë të Bjellorusisë, Lituaninë dhe Letoninë.

Propaganda nga Moska: Si i përdorën mediat ruse aktgjykimet e Hagës ndaj drejtuesve të UÇK-së për sulm ndaj Perëndimit
Si e deformuan mediat serbe protestën në Prishtinë
Serbia dhe Uzbekistani paralajmërojnë bashkëpunim për raketa, analisti ngre pikëpyetje për interesat ruse
Von der Leyen pas varrimit të Mlladiqit: Vendet që lavdërojnë kriminelët e luftës nuk kanë vend në BE
Sikorsky: Pasuria e ngrirë ruse nuk do t’i kthehet Moskës
Parti e re proruse në Serbi, kërkon braktisjen e BE-së dhe forcimin e ndikimit të Moskës