
Deputeti në qytetin rus Magadan në Lindjen e Largët, i përfshirë në një rast gjuetie pa leje, u gjet i vdekur me plagë nga armë zjarri.
Më 20 dhjetor, menaxhmenti i Komitetit Hetues në Magadan tha për Radion Evropa e Lirë (RSE) se trupi i Aleksandar Kramarenkos u gjet në zyrën e tij një ditw para natën vonë.
Sipas zyrtarëve, hetuesit po intervistojnë të afërmit, kolegët dhe dëshmitarët e mundshëm të Kramarenkos dhe po analizojnë pamjet e vëzhgimit me video.
Zyra lokale e partisë në pushtet Rusia e Bashkuar nuk pranoi të komentojë mbi situatën.
Komiteti Hetues nisi një hetim kundër Kramarenkos në qershor pasi një foto e bërë në Chukotka, një nga rajonet më të largëta veriore të Rusisë, u postua në Instagram.
Fotoja tregon Kramarenkon duke mbajtur një pushkë gjuetie dhe duke qëndruar në mes të një fushe bore, ku duket se ishin vendosur rreth 200 zogj të egër të ngordhur për të shtypur fjalët “Chukotka 2021” dhe formën e zemrës. Fotografia e dytë tregon zogj të vendosur në formë piramide.
Hetuesit më pas thanë se dëmi i shkaktuar nga gjuetia e pretenduar e patave të rralla nga Kramarenko u vlerësua në rreth 700,000 rubla (9,400 dollarë).
Më pas deputeti 59-vjeçar këmbënguli se fotografia ishte ndryshuar dhe se personi në të nuk ishte ai, por më pas ndryshoi deklaratën e tij, duke thënë se zogjtë në foto ishin në fakt zogj të ngordhur të mbushur, të ruajtur për një shkollë gjuetie.