Trendi i firmave kineze që po realizojnë projekte të ndryshme nëpër vendet e Ballkanit, e vecanërisht në Serbi është në rritje. Depërtimin në Ballkan shteti aziatik po e bën përmes investimeve ekonomike. Kompanite kineze po arrijnë të përfitojnë tendërë ekonomik duke ofruar cmimet më të ulta të ndryshme.
Për të implementuar projektet e fituara këto kompani angazhojnë fuqi punëtore të ardhur nga Kina dhe shtete tjera aziatike. Mediat në Serbi raportojnë se kushtet në të cilat ata punojnë janë tëpër të rënda, ndërsa të ardhurat i kanë minimale.
Në fillim të këtj viti, rreth 50 punëtorë të kompanisë Zi Jin kanë protestuar para zyres qëndrore të firmës në minierën e Borit në Serbi për shkak të kushteve të rënda të punës. Ata janë keqtrajtuar në kohën kur disa prej punëtorëbe edhe ishin të infektuar më virusin COVID-19.
Ata patën paralajmëruar se pas kthimit në Kinë do të padisin kompaninë Zi Jin për faktin se ua ka imponuar të punojnë pa ndërprerë, me ushqim të dobët, pa nxemje gjatë dimrit, dhe me pamundësi për të dal jashtë zonës së punës gjatë kohës së tyre të lirë.
Me kushte të rënda të punës përballen edhe punëtorë tjerë të ardhur nga lindja e largët. Pak kohë më parë punëtorët vietnamezë kanë protestuar në një fabrikë në Serbi pikërisht për shkak të kushteve të rënda të punës. Raportohet se punëdhënësit ua konfiskojnë atyre pasaportat në mënyrë që të pamundësojnë largimin e tyre nga Serbia.
Dihet botërisht se interesimi kineze në Ballkan është në sferën ekonomike ndërsa ajo po rritet në kontinuitet. Krahas kësaj sfere kohëve të fundit shteti i fuqishëm aziatik ka filluar të investojë edhe në disa medium të ndryshme ballkanike që paraqet një shqetësim të ri për rajonin.