Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Lajme

Departamenti i Shtetit reagon për takimin e Lavrov-Daçiq në Moskë: Asnjë vend nuk duhet t’i japë Putinit një platformë

The Geopost March 22, 2024 3 min read
Share the news

Vizita e ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq në Moskë dhe takimi me shefin e diplomacisë ruse, Sergei Lavrov, shkaktoi reagimin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

“Ne nuk besojmë se ndonjë vend duhet t’i ofrojë Putinit një platformë për të promovuar ose justifikuar luftën e tij të vazhdueshme të agresionit kundër Ukrainës,” tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë (RFE).

Ivica Daçiq ka udhëtuar për në Moskë me ftesë të Lavrovit për të marrë pjesë, ndër të tjera, në një ndeshje miqësore të futbollit mes kombëtareve serbe dhe ruse të futbollit.

Beogradi zyrtar as nuk i ka respektuar sanksionet e BE-së dhe as i ka ndërprerë kontaktet me Kremlinin që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të gjerë të Ukrainës në shkurt 2022.

Daçiq, ministri i Punëve të Jashtme në një mandat teknik, ka mbrojtur publikisht qëndrimin se Serbia nuk po vendos sanksione ndaj Rusisë, edhe pse një gjë të tillë e detyron Bashkimi Evropian.

Në një deklaratë për gazetarët serbë pas takimit në Moskë, ai tha se ruajtja e marrëdhënieve me Rusinë dhe Kinën është një “interes jetik shtetëror” për Serbinë.

Daçiq falënderoi Rusinë për qëndrimin dhe mbështetjen e saj të vendosur për integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë, si dhe për çështjen e Kosovës.

“Është thelbësore për ne të dimë se kemi një zë të sigurt në Këshillin e Sigurimit,” tha ai.

Beogradi zyrtar po llogarit në mbështetjen e Rusisë dhe Kinës në organizatat dhe institucionet ndërkombëtare për mosnjohjen e Kosovës si shtet.

Edhe pse nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, Serbia është e angazhuar në një dialog me Prishtinën për normalizimin e marrëdhënieve nën patronazhin e BE-së.

Sipas raportimeve të mediave ruse, Lavrov tha para takimit të tij me Daçiqin se situata në Ballkan është shumë serioze dhe se si “Serbia ashtu edhe Rusia janë të interesuara për të parandaluar krizat e reja në rajon”.

Lavrov i tha Daçiqit se donte të dëgjonte vlerësimin e tij për situatën në Ballkan.

“Rusia është e interesuar të dëgjojë vlerësimin e Serbisë për situatën aktuale serioze në Ballkan dhe të gjithë janë të interesuar në parandalimin e krizave të reja në këto zona”, shkruan Tass.

Lavrov tha para takimit të tij me Daçiqin se Rusia i vlerëson marrëdhëniet me Serbinë dhe se është e kënaqur me mënyrën se si po ecin projektet e përbashkëta.

“Ne i vlerësojmë marrëdhëniet që po zhvillohen ndërmjet Federatës Ruse dhe Serbisë, tonin e këtyre marrëdhënieve e vendosin kontaktet e rregullta mes presidentëve tanë Putin dhe Vuçiq.

Jemi të kënaqur me mënyrën se si po zbatohen marrëveshjet në sferën materiale, tregtinë, investimet, shkëmbimet humanitare, si dhe në fushën e bashkëpunimit sportiv”, tha Lavrov, tha MPJ ruse.

Sipas agjencisë ruse të lajmeve Tass, bisedimet mes Lavrovit dhe Daçiqit zhvillohen gjithmonë në një atmosferë miqësore.

“Pavarësisht presionit serioz ndaj Serbisë nga Perëndimi kolektiv, Beogradi ruan marrëdhënie vërtet miqësore me Moskën. “Pozicioni i Serbisë ndaj sanksioneve anti-ruse gjithashtu mbetet i pandryshuar, pasi përfaqësuesit e saj të lartë kanë refuzuar vazhdimisht t’i bashkohen masave anti-ruse të Perëndimit,” citoi Tass.

Daçiq dhe Lavrov u takuan për herë të fundit në shtator të vitit të kaluar, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

Tre javë më parë, ata u takuan në një forum diplomatik në Antalia të Turqisë, por nuk mbajtën një takim.

Continue Reading

Previous: Rusia paralajmëron Rumaninë për ndërtimin e “bazës më të madhe ushtarake të NATO-s” në Evropë
Next: Udhëtimi i ministrit të jashtëm serb në Moskë pritet të ngjallë thirrje të reja për ngrirje të procesit të pranimit në BE

Franca paralajmëron për aktivitetin rus “jashtëzakonisht shqetësues” nën ujë dhe në hapësirë 2 min read
  • Lajme

Franca paralajmëron për aktivitetin rus “jashtëzakonisht shqetësues” nën ujë dhe në hapësirë

The Geopost July 12, 2025
Ambasada amerikane në Bosnje kërkon drejtësi për Srebrenicën, Trajkoviq akuzon Vuçiqin se mbron të akuzuarit 2 min read
  • Lajme

Ambasada amerikane në Bosnje kërkon drejtësi për Srebrenicën, Trajkoviq akuzon Vuçiqin se mbron të akuzuarit

The Geopost July 12, 2025
SHBA mbështesin përpjekjet për të sjellë para drejtësisë kryesit e gjenocidit të Srebrenicës 2 min read
  • Lajme

SHBA mbështesin përpjekjet për të sjellë para drejtësisë kryesit e gjenocidit të Srebrenicës

The Geopost July 11, 2025
Rubio: SHBA-ja dhe Rusia kanë shkëmbyer ide të reja për bisedimet për paqe në Ukrainë 2 min read
  • Lajme

Rubio: SHBA-ja dhe Rusia kanë shkëmbyer ide të reja për bisedimet për paqe në Ukrainë

The Geopost July 11, 2025
Gjermania e gatshme të paguajë për sistemet amerikane Patriot për Ukrainën 2 min read
  • Lajme

Gjermania e gatshme të paguajë për sistemet amerikane Patriot për Ukrainën

The Geopost July 11, 2025
Sllovenia po përgatit një referendum që mund të ndikojë në anëtarësimin e saj në NATO: Cilat janë pasojat e mundshme për Ballkanin Perëndimor? 4 min read
  • Lajme

Sllovenia po përgatit një referendum që mund të ndikojë në anëtarësimin e saj në NATO: Cilat janë pasojat e mundshme për Ballkanin Perëndimor?

The Geopost July 11, 2025

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.