Izraeli ka nisur një operacion ushtarak ajror ndaj Iranit, që për qëllim ka shkatërrimin e potencialit bërthamor të Teheranit.
Për këtë çështje, Klankosova.tv ka zhvilluar një intervistë me Ambasadoren e Shtetit të Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv.
E pyetur mbi rrezikun potencial të një sulmi të mundshëm iranian ndaj Ambasadës së Kosovës në Jerusalem, si një prej vendeve të pakta që ka hapur selinë e saj diplomatike në këtë qytet, përfaqësuesja izraelite në Kosovë tha se nuk sheh ndonjë kërcënim.
“Nuk shoh ndonjë kërcënim specifik për Ambasadën e Kosovës në Jerusalem. Ambasada është e mbrojtur së bashku me të gjitha zyrat e Qeverisë Izraelite, Ambasadën Amerikane dhe Ambasadat e tjera sipas të njëjtave standarde dhe mbrojtje”, deklaroi Ambasadorja Ziv.
Për më tepër, diplomatja izraelite tha se ka biseduar me qytetarë të Kosovës që banojnë në Izrael, dhe theksoi se të njëjtit kanë thënë se planifikojnë të mbesin atje.
“Kam folur me një numër qytetarësh kosovarë që banojnë në Izrael dhe të gjithë më thanë se planifikojnë të qëndrojnë në Izrael”, tha Ziv.
Megjithatë, sipas saj, “ata që duan të largohen, Ambasada e Kosovës në Jerusalem po i ndihmon me të gjitha informacionet dhe asistencën e disponueshme”.
Përfaqësuesja e Shtetit të Izraelit në Kosovë tha se pret që sapo të qetësohe/

Zaharova flet për ndërhyrje të huaja, ndërsa dokumentet dëshmojnë ndikimin rus në zgjedhjet në Ballkan
Goditje ndaj rrjetit hibrid rus “Rybar”: Në Mal të Zi arrestohen Mihail dhe Valeria Zvinçuk
Të dërguarit e BE-së miratojnë listat e reja të sanksioneve ndaj Rusisë
Stradner paralajmëron: Shërbimi rus i inteligjencës po përgatit “ferr” më 25 tetor në Serbi
Partitë ruse në Serbi: Statusi i pakicës, ndjenjat pro-ruse dhe llogaritjet politike
Zyrtarë të Listës Serbe dyshohen për sulm ndaj rendit kushtetues të Kosovës dhe vepra të tjera penale