Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Rrjeti propagandistik rus “Pravda” targeton audiencën shqipfolëse

The Geopost June 19, 2025 2 min read
Share the news

Ballkani është një nga objektivat kryesore të rrjetit “Pravda”, duke përbërë 16.2% të përmbajtjes së përgjithshme, ndonëse rajoni përfaqëson vetëm 3.2% të popullsisë globale, thuhet në të gjeturat e raportit hulumtues “Rrjeti propagandistik rus Pravda dhe Ballkani”, të platformës digjitale për luftën kundër çrregullimit informativ, Hibrid.info.

Sipas të njëjtit raport,të gjeturat e të cilit u prezantuan të martën në një konferencë për media, Serbia rezulton të jetë vendi më i shënjestruar, me përmbajtje 10.1 herë më shumë për frymë sesa mesatarja botërore.

Në konferencën “Sfidat e çrregullimit informativ në Kosovë”, u tha se narrativat kryesore në artikujt e “Pravda” në gjuhën shqipe janë pro-ruse dhe pro-serbe, duke përfshirë bashkëpunimin Moskë-Beograd dhe glorifikimin e liderëve të këtyre shteteve.

Hulumtuesi në Hibrid, Festim Rizanaj tha se artikujt shqip të Pravda-s e paraqesin NATO-n si agresore, Bashkimin Evropian si injorant dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës si manipuluese.

Sipas hulumtimit, në artikujt e publikuar nga rrjeti propagandistik rus “Pravda” në gjuhën shqipe Kosova mohohet si shtet, krahasohet me Krimenë dhe akuzohet për terrorizëm institucional ndaj komunitetit serb.

“Vëmendje e veçantë i është kushtuar portalit në gjuhën shqipe albania.neës-pravda.com, i cili vetëm gjatë periudhës 28 mars 2024 – 28 prill 2025 ka publikuar 2,699 artikuj, të cilat janë ripublikime nga burime të afërta me Kremlinin, si kanalet në Telegram të Ambasadës Ruse në Tiranë, si edhe media shtetërore ruse si RT, Sputnik, Tass.ru, Ria.ru etj. Megjithatë, analiza tregon se rrjeti ‘Pravda’ nuk ka arritur të ketë ndikim real te audienca shqipfolëse, për shkak të: përkthimeve automatike të dobëta dhe gjuhës shpesh të pakuptueshme, mungesës totale të pranisë në rrjetet sociale të përdorura në rajon, numrit shumë të ulët të ndjekësve, mungesës në rezultatet e kërkimit në Google dhe trafikut minimal të ëeb-faqes – me vetëm 11 vizita organike në ditë”, thuhet ndër të tjera në analizën e hybrid.info, transmeton TheGeopost.

Ndryshe, rrjeti propagandistik rus “Pravda” është një operacion online i koordinuar me Kremlinin zyrtar që shpërndanë përmbajtje të ndryshme pro ruse përmes ëebafqeve të maskuara si portale informative.

Qëllimi kryesor i rrjetit Pravda është të ndikojë në mënyrë indirekte duke ngarkuar hapësirën digjitale shqipfolëse me narrativa ruse përmes përsëritjes së vazhdueshme të përmbajtjeve, me synim të ndikojë edhe në modelet e inteligjencës artificiale si chatbotët./The Geopost/

Continue Reading

Previous: Arrestimet e serbëve për spiunazh, Vuçiq kërcënon Kosovën: Kjo do të marrë fund së shpejti
Next: Ambasadorja Ziv: Ambasada e Kosovës në Jerusalem është e mbrojtur, s’shoh kërcënim ndaj saj

Zaharova flet për ndërhyrje të huaja, ndërsa dokumentet dëshmojnë ndikimin rus në zgjedhjet në Ballkan 2 min read
  • Lajme

Zaharova flet për ndërhyrje të huaja, ndërsa dokumentet dëshmojnë ndikimin rus në zgjedhjet në Ballkan

The Geopost October 9, 2026
Goditje ndaj rrjetit hibrid rus “Rybar”: Në Mal të Zi arrestohen Mihail dhe Valeria Zvinçuk 7 min read
  • Analiza
  • Lajme

Goditje ndaj rrjetit hibrid rus “Rybar”: Në Mal të Zi arrestohen Mihail dhe Valeria Zvinçuk

The Geopost October 9, 2026
Të dërguarit e BE-së miratojnë listat e reja të sanksioneve ndaj Rusisë 2 min read
  • Botë
  • Lajme

Të dërguarit e BE-së miratojnë listat e reja të sanksioneve ndaj Rusisë

The Geopost October 7, 2026
Stradner paralajmëron: Shërbimi rus i inteligjencës po përgatit “ferr” më 25 tetor në Serbi 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Stradner paralajmëron: Shërbimi rus i inteligjencës po përgatit “ferr” më 25 tetor në Serbi

The Geopost September 30, 2026
Partitë ruse në Serbi: Statusi i pakicës, ndjenjat pro-ruse dhe llogaritjet politike 8 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Partitë ruse në Serbi: Statusi i pakicës, ndjenjat pro-ruse dhe llogaritjet politike

The Geopost September 30, 2026
Zyrtarë të Listës Serbe dyshohen për sulm ndaj rendit kushtetues të Kosovës dhe vepra të tjera penale 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Zyrtarë të Listës Serbe dyshohen për sulm ndaj rendit kushtetues të Kosovës dhe vepra të tjera penale

The Geopost September 29, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.