Të paktën 32 persona janë duke marrë trajtim mjekësor nga paramedikët izraelitë pas raundit më të fundit të sulmeve të Iranit, sipas njoftimit nga shërbimi izraelit i urgjencës, Magen David Adom (MDA).
Sipas MDA-së, dy persona – një burrë rreth 80 vjeç dhe një grua rreth 70 vjeç, janë dërguar në spital në gjendje të rëndë.
Ndërkohë, rreth 30 të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta, kryesisht nga shpërthimet dhe copëzat e predhave.
Në një raport të veçantë, paramediku i MDA-së, Yossi Shilo, tha se ekipi i tij pa “shkatërrim të madh” në një kantier ndërtimi.
Një grua rreth 60 vjeç është transportuar në spital në gjendje “të rëndë, por stabile”, shtoi ai.
Sulmet e fundit kanë rritur tensionet në rajon dhe ekipet e shpëtimit vazhdojnë të jenë në terren për të ndihmuar të plagosuri./,The Geopost/

Zaharova flet për ndërhyrje të huaja, ndërsa dokumentet dëshmojnë ndikimin rus në zgjedhjet në Ballkan
Goditje ndaj rrjetit hibrid rus “Rybar”: Në Mal të Zi arrestohen Mihail dhe Valeria Zvinçuk
Të dërguarit e BE-së miratojnë listat e reja të sanksioneve ndaj Rusisë
Stradner paralajmëron: Shërbimi rus i inteligjencës po përgatit “ferr” më 25 tetor në Serbi
Partitë ruse në Serbi: Statusi i pakicës, ndjenjat pro-ruse dhe llogaritjet politike
Zyrtarë të Listës Serbe dyshohen për sulm ndaj rendit kushtetues të Kosovës dhe vepra të tjera penale