Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova ka dezinformuar për gjoja praninë e pakontrolluar të armëve perëndimore në territorin e Ukrainës duke paralajmëruar për “pasoja katastrofike për Evropën”. Deklarata të tilla janë një shembull tjetër i propagandës ruse që synon të ngjall frikë dhe të krijojë një imazh negativ për Perëndimin.
Çfarë tha Zakharova dhe raportoi Sputnik:



“Prania e pakontrolluar e armëve perëndimore në territorin e Ukrainës do të çojë në pasoja katastrofike për Evropën. Askush nuk e di se ku janë armët dhe në çfarë sasie”, shpjegoi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova.
Analiza:
Pretendimet e Maria Zakharovës për praninë e pakontrolluar të armëve perëndimore në Ukrainë janë deklarata ekstreme dhe sensacionale, një formë tjetër e dezinformatave ruse. Politika ruse e dezinformimit përdor lajme të tilla të rreme për të justifikuar veprimet e saj agresive dhe për të diskredituar vendet perëndimore.
Kjo lloj strategjie propagandistike nuk është e re, por tregon përfshirjen e thelluar të Rusisë në propagandë për të arritur objektivat e saj. Ky është një shembull tjetër alarmues se si makina propagandistike ruse përhap lajme të rreme dhe deklarata sensacionale për të krijuar panik dhe pasiguri.
Duhet të theksojmë se Perëndimi e ka mbështetur prej kohësh Ukrainën në kërkimin e saj për pavarësi, duke rezultuar në mbështetjen perëndimore në formën e ndihmës financiare, mbështetjes ushtarake dhe përpjekjeve diplomatike. Ukraina është përballur me një sërë sfidash, duke përfshirë konfliktet ushtarake dhe aneksimin e Krimesë nga Rusia, të cilat kanë çuar në thellimin e tensioneve midis Perëndimit dhe Rusisë./G. Venhari-The Geopost/

Fact-checking: Lista Serbe paraqet si fakt një pretendim të paverifikuar për kinse rrahjen e Nenad Rashkoviqit nga Policia e Kosovës
Faqja “Stazama Kosmeta” dezinformon duke e devijuar deklaratën e ministrit Sveçla
“Atak i ri”, “Kurti nuk tërhiqet” – kështu dezinformojnë Sputnik dhe RT Balkan lidhur me rrënimin e objekteve në Ujman
Mediat serbe dhe proruse përhapin propagandë për udhërrëfyesit turistikë dhe rrënimin e objekteve pa leje në veri të Kosovës
Si u shndërrua vizita e Presidentit të Shqipërisë në Preshevë dhe Bujanoc në narrativë për “pushtim” dhe “Shqipëri të Madhe”
Dezinformatë në TikTok: Video i manipuluar nga viti 2022 u përdor për pretendimin se “ushtarët izraelitë po vijnë në Kosovë”