Sputnik, i njohur për narrativën e tij pro Kremlinit, ka propaganduar për Prishtinën dhe marrëdhëniet e saj me Këshillin e Evropës.
Çfarë shkruan Sputnik:
“Shtyrja e mundshme e vendimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës është më shumë se një lajm i mirë për Serbinë dhe shpresojmë që kështu të mbetet. Me sa duket, pas bisedimeve mes presidentit tonë dhe atij francez, disa gjëra kanë ndryshuar dhe ka presion mbi Prishtinën në lidhje me Asociacionin e Komunave Serbe, e cila është në ballë të agjendës”, thotë Biljana Pantić-Pilja, kryetare e delegacionit serb në Këshillin e Evropës.

Analiza:
Dihet se Sputnik shpesh përdor tituj sensacionalistë për të tërhequr vëmendjen e publikut. Shtyrja e vendimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës nuk nënkupton automatikisht përjashtimin apo refuzimin e Kosovës, por vetëm se vendimi nuk është marrë në atë moment. Deklaratat që i atribuohen kryetares së delegacionit serb në Këshillin e Evropës, Biljana Pantiq-Pilja, duhen marrë me rezervë për shkak të njëanshmërisë së tyre të mundshme. Pikëpamjet e shprehura në tekst pasqyrojnë një politikë ruse që synon të diskreditojë Kosovën dhe të promovojë interesat serbe.
Ky nuk është më shumë se një lajm i mirë për Serbinë, por një manipulim i fakteve për t’i shërbyer qëllimeve politike. Në vend që të kontribuojë në informacion objektiv, Sputnik propagandon që të nxis tensione dhe mosbesim midis akterëve të ndryshëm në skenën ndërkombëtare./G.Venhari-The Geopost/

Si po e kthen inteligjenca artificiale informacionin në armën më të rrezikshme të shekullit
Fivenson: Ballkani duhet të forcojë luftën kundër dezinformimit
Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin
Vuçiq dezinformoi para OKB-së: “Serbia i ka përmbushur të gjitha obligimet nga Marrëveshja e Brukselit”
Zakharova shpërndan narrativën propagandistike për aktgjykimin ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së
Dezinformim në Instagram: Pamjet nga Prishtina u paraqitën në mënyrë të rreme si lëvizje drejt Mitrovicës së Veriu