Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Fact Checking

Top dezinformatat serbo-ruse gjatë javës që lamë pas

The Geopost May 13, 2024 3 min read
Share the news

Perëndimi ishte sërish cak i propagandës dhe dezinformatave serbe dhe ruse gjatë javës që lamë pas. Ndërsa u propagandua edhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Duke u përpjekur të justifikonte veprimet ruse, zëdhënësi politik i Rusisë, Dmitry Medvedev përdori kërcënime dhe deklarata frikësuese për të përhapur dezinformata rreth Perëndimit. Medvedev, zëvendëskryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, pretendoi se një ndërhyrje e mundshme perëndimore në Ukrainë mund të çojë në një katastrofë globale, në një përpjekje për të krijuar një imazh të Perëndimit si agresor, kur dihet se akuzat se Perëndimi po përgatit agresion kundër Ukrainës nuk bazohen në fakte dhe shërbejnë si mjet për të krijuar një mjedis armiqësor.

Për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës propagandoi “Sputnik”, duke cituar deklaratën e kryetares së delegacionit serb në Këshillin e Evropës Biljana Pantić-Pilja.

“Shtyrja e mundshme e vendimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës është më shumë se një lajm i mirë për Serbinë dhe shpresojmë që kështu të mbetet. Me sa duket, pas bisedimeve mes presidentit tonë dhe atij francez, disa gjëra kanë ndryshuar dhe ka presion mbi Prishtinën në lidhje me Asociacionin e Komunave Serbe, e cila është në ballë të agjendës”, ka thënë ajo.

Deklaratë kjo që duhet marrë me rezervë për shkak të njëanshmërisë dhe pasqyrimit të një politike ruse që synon të diskreditojë Kosovën dhe të promovojë interesat serbe.

Për dezinformatë u përdorë sërish lufta në Ukrainë. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova ka dezinformuar për gjoja praninë e pakontrolluar të armëve perëndimore në territorin e Ukrainës duke paralajmëruar për “pasoja katastrofike për Evropën”. Deklarata të tilla janë një shembull tjetër i propagandës ruse që synon të ngjall frikë dhe të krijojë një imazh negativ për Perëndimin.

Ndërsa Alexander Lukashenko, presidenti i Bjellorusisë, ka propaganduar për një luftë të mundshme të tretë botërore, të cilën e përdori si mjet për manipulimin dhe promovimin e agjendës së tij politike duke u munduar t’a bëjë Perëndimin përgjegjës për një gjë të tillë.

Dezinformata e tij e mosbesimit ndaj Perëndimit u mbështet nga Sputnik.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka për të parandaluar luftën e tretë botërore.  Përndryshe, një apokalips bërthamor është i pashmangshëm.  Kjo është arsyeja pse ne të gjithë duhet të bashkohemi”, tha Lukashenko në ceremoninë e vendosjes së luleve në monumentin e Fitores si pjesë e aksionit patriotik “Bjellorusia kujton” në Minsk.

/The Geopost

Continue Reading

Previous: Lukashenko dezinformon se Perëndimi po nxit në luftën e tretë botërore
Next: Lavrov dezinformon: Me konferencën për paqen, Perëndimi po i jep ultimatum Rusisë

Zakharova dezinformon: Vendet e BE-së vazhdojnë praktikën e kufizimit të së drejtës sovrane të shteteve 1 min read
  • Fact Checking

Zakharova dezinformon: Vendet e BE-së vazhdojnë praktikën e kufizimit të së drejtës sovrane të shteteve

The Geopost May 8, 2025
Analizë: Koordinimi i dezinformimit nga “Zyra për Kosovë”, Lista Serbe dhe portal “KosovoOnline” përmes një manipulimi të thjeshtë ‘CheapFake’ 4 min read
  • Fact Checking

Analizë: Koordinimi i dezinformimit nga “Zyra për Kosovë”, Lista Serbe dhe portal “KosovoOnline” përmes një manipulimi të thjeshtë ‘CheapFake’

The Geopost April 30, 2025
Kozarev dhe ambasadori bjellorus dezinformojnë rreth protestave dhe Kosovës 2 min read
  • Fact Checking

Kozarev dhe ambasadori bjellorus dezinformojnë rreth protestave dhe Kosovës

The Geopost April 25, 2025
Zakharova dezinformon: Brukseli ndërhyn në punët e brendshme të Serbisë 2 min read
  • Fact Checking

Zakharova dezinformon: Brukseli ndërhyn në punët e brendshme të Serbisë

The Geopost April 18, 2025
Lavrov dezinformon sërish për Kosovën dhe Krimenë 2 min read
  • Fact Checking

Lavrov dezinformon sërish për Kosovën dhe Krimenë

The Geopost April 17, 2025
Maslenikov dezinformon: BE-ja ka përjetuar një dështim të plotë në dialogun Kosovë-Serbi 2 min read
  • Fact Checking

Maslenikov dezinformon: BE-ja ka përjetuar një dështim të plotë në dialogun Kosovë-Serbi

The Geopost April 9, 2025
Tweets by theGeopost

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.