Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov ka dezinformuar mbi qëllimet e një konference për paqen në Ukrainë që është planifikuar të mbahet në Zvicër, duke thënë se Perëndimi dëshiron ta mposhtë Rusinë dhe se kjo është ultimatum.
Çka deklaroi Lavrov?
Konferenca është diskutuar prej kohësh nga të gjithë ata që përpiqen të mposhtin Rusinë në fushën e betejës, pa hedhur poshtë metodat diplomatike, siç thonë ata. Megjithatë, metodat e tyre diplomatike (konferenca në Zvicër nuk është një përjashtim, por vetëm një vazhdim i procesit në formatin e Kopenhagës) zbret në formulimin e një ultimatumi për Rusinë. Nëse Perëndimi dëshiron të luftojë në fushën e betejës (siç thonë ata) – ata janë të mirëpritur. Presidenti finlandez tha përsëri se konferenca zvicerane është e rëndësishme, por ata duhet të mposhtin Rusinë në luftë, ta dobësojnë atë në mënyrë që të mos jetë më një kërcënim.
Analiza:
Zvicra ka planifikuar të presë një konferencë të nivelit të lartë të paqes në Ukrainë në mes të qershorit. Pasi ranë dakord në janar për të pritur një samit paqeje me kërkesë të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Zvicra kishte njoftuar se një konferencë ndërkombëtare është planifikuar më 15-16 qershor në në një hotel pranë Lucernit në Zvicrën qendrore. Pas një faze eksploruese që përfshinte lobim dhe konsultim me shtete të ndryshme për të eksploruar opsionet, qeveria zvicerane tha në një deklaratë se ishin krijuar kushtet që konferenca të jetë në gjendje të iniciojë një proces paqeje.
“Hapi i parë është zhvillimi i një ‘mirëkuptimi të përbashkët midis shteteve pjesëmarrëse me synimin për të arritur një paqe gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë’, kishte thënë qeveria zvicerane.
Pra, konferenca synon të krijojë një forum për një dialog të nivelit të lartë mbi mënyrat për të arritur një paqe gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme për Ukrainën në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe Kartën e OKB-së dhe jo sikurse dezinformon Lavrov se shtetet po mblidhen për të hartuar plane për ta mposhtur Rusinë, por për të vendosur paqen në Ukrainë.
/The Geopost

Faqja “Stazama Kosmeta” dezinformon duke e devijuar deklaratën e ministrit Sveçla
“Atak i ri”, “Kurti nuk tërhiqet” – kështu dezinformojnë Sputnik dhe RT Balkan lidhur me rrënimin e objekteve në Ujman
Mediat serbe dhe proruse përhapin propagandë për udhërrëfyesit turistikë dhe rrënimin e objekteve pa leje në veri të Kosovës
Si u shndërrua vizita e Presidentit të Shqipërisë në Preshevë dhe Bujanoc në narrativë për “pushtim” dhe “Shqipëri të Madhe”
Dezinformatë në TikTok: Video i manipuluar nga viti 2022 u përdor për pretendimin se “ushtarët izraelitë po vijnë në Kosovë”
Si dezinformon Sputnik për praninë e NATO-s në Kosovë