Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Fact Checking

Sputnik dezinformon për Zelenskyn: Ushtarët ukrainas duan ta rrëzojnë

The Geopost March 13, 2024 2 min read
Share the news

Mediumi i regjimit të presidentit rus, Vladimir Putin në Rusi “Sputnik” që e transmeton në Serbi “Sputnik Srbija” ka përhapur një dezinformatë kinse ushtarët ukrainas janë duke shqyrtuar mundësinë e rrëzimit të Volodymyr Zelenskyt në një artikull të publikuar më 11 mars.

Çka shkroi Sputnik?

“Komandantët dhe luftëtarët e njësive elitare të Forcave të Armatosura të Ukrainës nuk janë të kënaqur me ndryshimet në udhëheqjen ushtarake të Ukrainës dhe po shqyrtojnë seriozisht mundësinë e largimit të Volodymyr Zelensky nga pozicioni i kreut të shtetit. Ata po shqyrtojnë seriozisht opsionet për përmbysjen e qeverisë aktuale dhe komandës së Forcave të Armatosura të Ukrainës. Nëse populli nuk e mbron Zaluzhnyn, nëse ushtarët nuk e mbrojnë Zaluzhnyn, atëherë ky miu do të silurojë gjithçka. Le të heqim miun e gjelbër dhe të instalojmë Zaluzhnyn”.

Analiza:

“Sputnik” me këtë lajm synon të nxisë përçarjen mes popullit ukrainas për të prishur unitetin mes tyre. Megjithëkëtë ky pretendim i mediumit propagandistik nuk qëndron përderisa Zelensky për dy vjet rresht gjatë pushtimit rus gëzoi 90 përqind të mbështetjes së popullit të tij. Në shkurt 2023, mbi 90 për qind e popullsisë ukrainase miratoi aktivitetet e Volodymyr Zelenskyy si president i vendit. Vlerësimi ishte afërsisht në të njëjtin nivel si në qershor 2022. Gjithashtu, mediumi rus dezinformon që ushtarët ukrainas po e duan Valery Zaluzhnyn, ish-shefin ushtarak, në vend të Zelenskyt kur dihet që marrëdhëniet mes këtyre dyve nuk kanë qenë ndonjëherë të tensionuara. Për më shumë, Zelensky më 7 mars e ka emëruar atë ambasador në Mbretëri të Bashkuar.

/G. Venhari, The Geopost

Continue Reading

Previous: “RT Balkan” dezinformon për hyrjen e Finlandës në NATO
Next: Informeri serb me dezinformatën e radhës: Suedia po përgatitet ta sulmojë Rusinë

RTS dezinformon për Kosovën: Prodhimi i dronëve në domenin e marketingut dhe dizajnit 3D 2 min read
  • Fact Checking

RTS dezinformon për Kosovën: Prodhimi i dronëve në domenin e marketingut dhe dizajnit 3D

The Geopost November 15, 2025
Portali serb dezinformon: Moska zbuloi se çfarë u përpoqën të bëjnë humbësit mbrëmë në Beograd 3 min read
  • Fact Checking

Portali serb dezinformon: Moska zbuloi se çfarë u përpoqën të bëjnë humbësit mbrëmë në Beograd

The Geopost November 4, 2025
Lavrov dezinformon, pretendon se Perëndimi synon luftë kundër Moskës 2 min read
  • Fact Checking

Lavrov dezinformon, pretendon se Perëndimi synon luftë kundër Moskës

The Geopost October 25, 2025
Stërvitja e rregullt e KFOR-it keqinterpretohetnga media serbe 2 min read
  • Fact Checking

Stërvitja e rregullt e KFOR-it keqinterpretohetnga media serbe

The Geopost October 23, 2025
BE, në shnjestër të dezinformatave të inteligjencës ruse 2 min read
  • Fact Checking

BE, në shnjestër të dezinformatave të inteligjencës ruse

The Geopost September 16, 2025
Vuçeviq manipulon faktet: Kurti po kërcënon me armë dhe po përpiqet ta ndezë rajonin 3 min read
  • Fact Checking

Vuçeviq manipulon faktet: Kurti po kërcënon me armë dhe po përpiqet ta ndezë rajonin

The Geopost September 9, 2025

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.