Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Fact Checking

Informeri serb me dezinformatën e radhës: Suedia po përgatitet ta sulmojë Rusinë

The Geopost March 14, 2024 2 min read
Share the news

Gazeta serbe “Informer” ka bërë një dezinformatë në një artikull të publikuar më 12 mars në adresë të Suedisë pas anëtarësimit të saj në NATO duke shpifur që ajo po përgatit një sulm.

Çka shkroi Informer?

“Bujë në Suedi, ata sapo hynë në NATO, dhe tashmë po përgatiten për një sulm rus! Është pika më e rëndësishme në Evropë. Suedia është gati të forcojë mbrojtjen e ishullit më të rëndësishëm në Detin Baltik, i cili mund të bëhet një objektiv kryesor rus në një konflikt të mundshëm me NATO-n dhe Rusinë. Anëtarësimi i Gotland dhe Suedisë në NATO ndryshon të gjithë llogaritjen. Kjo do të thotë se kontrolli strategjik mbi Detin Baltik do t’i kthehej NATO-s. Kjo është një çështje që Rusia e kupton shumë mirë. Suedia ka njoftuar tashmë planet për të dërguar një batalion luftarak në Letoni, e cila është vetëm 200 kilometra nga Finlanda”.

Analiza:

Suedia vendosi të anëtarësohej në NATO pas sulmit të Rusisë në Ukrainë, i cili shkaktoi pasiguri te suedezët dhe jo për të planifikuar një sulm rus sikurse thotë gazeta propagandistike serbe. Suedia iu bashkua NATO-s më 7 mars, dy vjet pasi pushtimi rus i Ukrainës e detyroi atë të rimendonte politikën e saj të sigurisë kombëtare dhe të arrinte në përfundimin se mbështetja për aleancën ishte garancia më e mirë e sigurisë së kombit skandinav.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken teksa mori dokumentet e pranimit të Suedisë nga kryeministri i Suedisë Ulf Kristersson tha se “gjithçka ndryshoi” pas pushtimit të plotë të Rusisë në Ukrainë, duke cituar sondazhet që tregojnë një ndryshim masiv në opinionin publik suedez pro anëtarësimit në NATO.

“Suedezët kuptuan diçka shumë të thellë: se nëse Putini do të ishte i gatshëm të përpiqej të fshinte një fqinj nga harta, atëherë ai mund të mos ndalej me kaq”, ishte shprehur Blinken.

/G. Venhari, The Geopost

Continue Reading

Previous: Sputnik dezinformon për Zelenskyn: Ushtarët ukrainas duan ta rrëzojnë
Next: Nga NATO tek Zelensky, top dezinformatat ruso-serbe gjatë javës që lamë pas

Si po e kthen inteligjenca artificiale informacionin në armën më të rrezikshme të shekullit 15 min read
  • Fact Checking
  • Siguri

Si po e kthen inteligjenca artificiale informacionin në armën më të rrezikshme të shekullit

The Geopost October 22, 2026
Fivenson: Ballkani duhet të forcojë luftën kundër dezinformimit 1 min read
  • Ballkan
  • Fact Checking
  • Intervista

Fivenson: Ballkani duhet të forcojë luftën kundër dezinformimit

The Geopost October 21, 2026
Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin 5 min read
  • Analiza
  • Botë
  • Fact Checking
  • Lajme

Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin

The Geopost October 16, 2026
Vuçiq dezinformoi para OKB-së: “Serbia i ka përmbushur të gjitha obligimet nga Marrëveshja e Brukselit” 4 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Vuçiq dezinformoi para OKB-së: “Serbia i ka përmbushur të gjitha obligimet nga Marrëveshja e Brukselit”

The Geopost September 24, 2026
Zakharova shpërndan narrativën propagandistike për aktgjykimin ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së 3 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Zakharova shpërndan narrativën propagandistike për aktgjykimin ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së

The Geopost September 24, 2026
Dezinformim në Instagram: Pamjet nga Prishtina u paraqitën në mënyrë të rreme si lëvizje drejt Mitrovicës së Veriu
2 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Dezinformim në Instagram: Pamjet nga Prishtina u paraqitën në mënyrë të rreme si lëvizje drejt Mitrovicës së Veriu

The Geopost September 18, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.