Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Fact Checking

Putini përhap propagandë për NATO-n: Po nxit sulme ndaj Rusisë

The Geopost May 29, 2024 2 min read
Share the news
Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë sërish kërcënime të pabaza kundër NATO-s, duke përhapur propagandë për të ngjallur frikë dhe për të përçarë aleatët perëndimorë. Në një konferencë shtypi pas një vizite në Uzbekistan, Putin paralajmëroi anëtarët e NATO-s, veçanërisht vendet më të vogla evropiane, se do të vuanin pasojat nëse lejojnë Ukrainën të kryejë sulme në territorin rus.
Çfarë tha Putin:
“Këta përfaqësues të vendeve të NATO-s, veçanërisht në Evropë, dhe veçanërisht vendet e vogla, duhet të kuptojnë se me çfarë po luajnë. Duhet të kenë parasysh se zakonisht ky është një vend me një territor të vogël dhe një popullsi shumë të dendur. Ky është një faktor që duhet ta kenë parasysh përpara se të godasin thellë në territorin rus”, tha Putin.
Analiza:
Putini po dezinformon për të krijuar frikë tek anëtarët e NATO-s dhe për të zvogëluar mbështetjen e tyre për Ukrainën.
Ai synon veçanërisht vendet më të vogla për t’i trembur ato me pasojat e mundshme të sulmeve ruse.
Gjithashtu, me këtë lëvizje, Putini po përpiqet të portretizojë NATO-n si një agresor, megjithëse realiteti është se aleatët e NATO-s po veprojnë në mbrojtje të sovranitetit të Ukrainës dhe ligjit ndërkombëtar.
Mbështetja e NATO-s për Ukrainën bazohet në parimet e mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial, në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe Kartën e Kombeve të Bashkuara. Pushtimi i Rusisë në Ukrainë është një shkelje e ligjit ndërkombëtar dhe mbështetja e NATO-s për Ukrainën është një përgjigje legjitime ndaj këtij agresioni./G.Venhari-The Geopost/

Continue Reading

Previous: Mediat serbe përhapin dezinformata për anëtarësimin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s
Next: Peskov dezinformon: ShBA e Perëndimi  kanë hyrë në një raund të ri të përshkallëzimit të tensioneve

Dezinformimi i Lavrovit: Moska “paqebërëse”, Perëndimi agresor 2 min read
  • Fact Checking

Dezinformimi i Lavrovit: Moska “paqebërëse”, Perëndimi agresor

The Geopost June 12, 2025
Lavrov dezinformon: Rusia përpiqet për bashkëpunim të drejtë e pa konflikte 3 min read
  • Fact Checking

Lavrov dezinformon: Rusia përpiqet për bashkëpunim të drejtë e pa konflikte

The Geopost May 24, 2025
Zakharova dezinformon: Vendet e BE-së vazhdojnë praktikën e kufizimit të së drejtës sovrane të shteteve 1 min read
  • Fact Checking

Zakharova dezinformon: Vendet e BE-së vazhdojnë praktikën e kufizimit të së drejtës sovrane të shteteve

The Geopost May 8, 2025
Analizë: Koordinimi i dezinformimit nga “Zyra për Kosovë”, Lista Serbe dhe portal “KosovoOnline” përmes një manipulimi të thjeshtë ‘CheapFake’ 4 min read
  • Fact Checking

Analizë: Koordinimi i dezinformimit nga “Zyra për Kosovë”, Lista Serbe dhe portal “KosovoOnline” përmes një manipulimi të thjeshtë ‘CheapFake’

The Geopost April 30, 2025
Kozarev dhe ambasadori bjellorus dezinformojnë rreth protestave dhe Kosovës 2 min read
  • Fact Checking

Kozarev dhe ambasadori bjellorus dezinformojnë rreth protestave dhe Kosovës

The Geopost April 25, 2025
Zakharova dezinformon: Brukseli ndërhyn në punët e brendshme të Serbisë 2 min read
  • Fact Checking

Zakharova dezinformon: Brukseli ndërhyn në punët e brendshme të Serbisë

The Geopost April 18, 2025
Tweets by theGeopost

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.