Mediumi serb “Kosovo Online” përmes një karikature të ditës ka dezinformuar për shtetin e Kosovës në lidhje me drogën në vend. Ky medium që transmeton lajmet në gjuhën serbe por edhe në atë shqipe dhe atë angleze synon të paraqesë Kosovën si një vend të përfshirë në krimin e drogës.
E kjo nuo është hera e parë që “Kosovo Online” mundohet të paraqesë keq Kosovën në këtë aspekt. Njëjtë kishte vepruar edhe më parë.
Çfarë mesazhi përçon karikatura?
Në një karikaturë “Kosovo Online” ka shfaqur flamurin e Kosovës me një hartë pak të deformuar dhe një ‘joint’ përfundi saj.
Analiza:
Ky medium edhe përmes shkrimeve edhe përmes karikaturave dezinformon se Kosova është një shtet i drogës ku nuk funksionojnë ligjet dhe se ka kartele të drogës. Me këtë mundohet të thotë se nuk ka sistem ligjor për këto veprimptari si pjesë e qëllimeve të saj për ta diskretituar shtetin e Kosovës.
Por kjo nuk është e vërtetë. Kosova është një vend i sigurt, sipas raporteve ndërkombëtare dhe Policia e Kosovës është dëshmuar efektive në parandalimin e drogës dhe luftimin e krimit të organizuar. Në maj të vitit 2021, Policia e Kosovës ka konfiskuar 400 kg kokainë nga Brazili. Ngarkesa hyri në Kosovë nga Shqipëria (nëpër portin e Durrësit) dhe ishte fshehur në një kamion. Gjatë kontrollit në banesat e personave të arrestuar në lidhje me këtë rast janë sekuestruar edhe armë, municione dhe sende të tjera.
Iniciativa Globale kundër Krimit të Organizuar Transnacional(GI-TOC) së bashku me Ambasadën Italiane në Kosovë kishin organizuar një konferencë ku tha se në një kontekst të tillë, intensifikimi i shkëmbimeve të informacionit midis agjencive ligjzbatuese të të gjitha vendeve të prekura nga fenomeni i trafikut ndërkombëtar të drogës shfaqet si një nga mjetet më efektive për të luftuar këtë fenomen.
Gjithashtu, legjislacioni i Kosovës është i ashpër në luftimin e kësaj dukurie dhe mbajtja ose trafikimi i drogës zakonisht mbart një dënim të gjatë me burg./G.Venhari-The Geopost/

Mojsilloviq dezinformon për marrëveshjen mes Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë
Portal Novosti shpërndan propagandë: Marrëveshja mediatike shpallet “pakt kundër serbëve”
Mediumi serb manipulon për ushtarët amerikanë të KFOR-it: Nga interesi për ortodoksinë në pranim të fesë
MPJ e Rusisë shpërndan dezinformata për intervenimin e NATO-s në vitin 1999
Propagandë nga Moska: Volodin fajëson SHBA-në dhe BE-në për luftën në Ukrainë
Narrativë propagandistike nga Moska: Zaharova sërish dezinformon për Kosovën