Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Fact Checking

“Informer” dezinformon: CIA po përgatit një revolucion me ngjyra në Serbi, po planifikon vrasjen e Vuçiqit

The Geopost August 25, 2024 3 min read
Share the news
Mediumi serb “Informer” në një seri shkrimesh së fundi ka dezinformuar se CIA amerikane po përgatit një revolucion me ngjyra në Serbi pas vizitës së drejtorit të CIA-s, William J. Burns. Ky medium gjithashtu ka dezinformuar se ka një plan për rrëzimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq apo edhe vrasjen e tij.
Çka raportoi Informer?
Informer citoi një analist serb: “Kur po shpërbëhej Jugosllavia, ishte faktor i jashtëm, por edhe i brendshëm. Kështu ndodhi edhe me vrasjen e Gjingjiqit, ndaj duhet t’i kushtojë vëmendje Aleksandar Vuçiqit. Siguria mund të preket, jo 100%, por sigurisht 99%, mund t’i shpëtohet jeta zotit Vuçiq. Gjëja më e keqe është kur një person beson në diçka që mund të jetë ose jo. Nuk është rastësi që drejtori i CIA-s ka qenë në Bosnje dhe Hercegovinë, ndërsa tani ka ardhur në Beograd”.
Në një lajm tjetër Informer shkruan se protestat e ambientalistëve dhe opozitës serbe kundër marrëveshjes së litiumit po nxiten nga Perëndimi për ta vrarë Vuçiqin.
“Nuk do të ndodhë, e dini, që është e gjitha spontane dhe vetvetiu. Do të jetë që pas gjithçkaje të qëndrojnë shërbimet e huaja dhe manjatë vendas që nuk janë të kënaqur me këtë shtet të Serbisë… të jetë që qëllimi i të gjithëve të jetë kapja e shtetit, marrja e pushtetit me forcë dhe vrasja e presidentit Aleksandar Vuçiq. Litiumi është vetëm një justifikim këtu, vetëm ‘leva’ më e përshtatshme që tani po përdoret, e keqpërdorur për luftën speciale kundër Serbisë. Ashtu siç kanë abuzuar më parë me përmbytjet, koronën, vrasjen e fëmijëve në “Ribnikar”, edhe tani po tentojnë ta kthejnë popullin kundër presidentit në temën e ekologjisë dhe shqetësimit të rremë për mjedisin. Nëpërmjet mediave të tyre, ata kanë helmuar njerëzit me vite të tëra, duke i bindur se Vuçiqi është më i keqi, dhe se ata janë më të mirët – hajdutët dhe dëmtuesit që gjatë kohës së tyre në pushtet vodhën dhe prishën gjithçka që mundën. Dhe tani, mendoj, ata mendojnë se kanë arritur një masë kritike, janë të bindur se do të mbledhin qindra mijëra njerëz në Beograd, se do të kenë sukses të krijojnë një ‘Maidan’ në Serbi dhe të marrin pushtetin me forcë dhe me gjak nëse është e nevojshme!”
Ndërsa në një tjetër lajm Informer raportoi: “CIA po përgatitet të vrasë Putinin! Shërbimet sekrete amerikane dolën me një plan djallëzor”.
Analiza: 
Informer ka vazhduar propagandën dhe dezinformatat kundër SHBA-së dhe Perëndimit me shkrime krejtësisht të trilluara dhe pa asnjë bazë apo fakt.
Drejtori i CIA-s, William J. Burns, ka vizituar përveç Serbisë edhe Bosnje e Hercegovinën dhe Kosovën. Vizita e tij, siç njoftuan liderët e Bosnjës dhe të Kosovës që u takuan me të ishin diskutimi mbi temat e sigurisë dhe vizita e tij u pa si njëmbështetje shtesë nga SHBA për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Vizita e tij ndodhi ndërsa në Bosnjë e Hercegovinë presidenti nacionalist, Milorad Dodik ka përmendur dhe ka ndërmarrë veprime provokuese për ndarjen e Republikës Srpska dhe vizita e tij ishte në funksionin për të mbajtur paqen dhe sigurinë dhe jo për “plane për revolucion” siç dezinformoi Informer.
Burns është një figurë qendrore në administratën e presidentit amerikan, Joe Biden, pasi ai është gjithashtu anëtar i kabinetit presidencial të Shtëpisë së Bardhë./G. Venhari – The Geopost/

Continue Reading

Previous: Portali serb “Kosovo Online” dezinformon për Kosovën, e paraqet si shtet të drogës
Next: Kosova, mediat ndërkombëtare e ShBA-ja ishin cak i dezinformatave serbo-ruse javën që lamë pas

Makineria mediatike e regjimit të Vuçiqit dhe ato ruse e shndërrojnë kriminelin e dënuar të luftës, Ratko Mlladiqin, në “hero” 8 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Makineria mediatike e regjimit të Vuçiqit dhe ato ruse e shndërrojnë kriminelin e dënuar të luftës, Ratko Mlladiqin, në “hero”

The Geopost August 29, 2026
Portali Borba promovon narrativën e Beogradit, bën propagandë me numrin e njohjeve të pavarësisë së Kosovës 5 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Portali Borba promovon narrativën e Beogradit, bën propagandë me numrin e njohjeve të pavarësisë së Kosovës

The Geopost August 28, 2026
Kosova sërish në propagandën e Moskës – Medvedev përmend njohjen e Kosovës dhe kërcënon Perendimin për “pasoja” 5 min read
  • Analiza
  • Fact Checking
  • News

Kosova sërish në propagandën e Moskës – Medvedev përmend njohjen e Kosovës dhe kërcënon Perendimin për “pasoja”

The Geopost August 26, 2026
RT Balkan dezinformon për KFOR-in dhe Rezolutën 1244 4 min read
  • Fact Checking
  • News

RT Balkan dezinformon për KFOR-in dhe Rezolutën 1244

The Geopost August 18, 2026
Si dezinformon Sputnik për tërheqjen e KFOR-it nga ura mbi Ibër 2 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Si dezinformon Sputnik për tërheqjen e KFOR-it nga ura mbi Ibër

The Geopost August 13, 2026
Fact-checking: Lista Serbe paraqet si fakt një pretendim të paverifikuar për kinse rrahjen e Nenad Rashkoviqit nga Policia e Kosovës 3 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Fact-checking: Lista Serbe paraqet si fakt një pretendim të paverifikuar për kinse rrahjen e Nenad Rashkoviqit nga Policia e Kosovës

The Geopost August 12, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.