Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Fact Checking

Portali serb dezinformon për aksionin e Policisë në veri: Po maltretohen bizneset serbe

The Geopost March 8, 2024 2 min read
Share the news

Mediat serbe kanë publikuar dezinformatën e radhës duke e titulluar “Policia e Kurtit vazhdon me maltretimet: Kanë bastistur barnatore në Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut”, dezinformatë kjo që u publikua të enjten në portalin “Novosti”.

Cfarë u tha në tekst?

“Doganat dhe Policia  e Kosovës sot kanë bastisur dy barnatore, njëra në Zveçan, ndërsa në pjesën veriore të Mitrovicës është duke u kontrolluar edhe në një barnatore tjetër.

Policia dhe Dogana e Kosovës shpesh kontrollojnë ndërtesat në pronësi të serbëve.

Në fund të janarit është kontrolluar magazina e KBC-së – Mitrovicë, por në të nuk është gjetur asgjë nga materiali farmaceutik, por vetëm shtretër dhe këmisha nate që janë hequr nga spitali për shkak të renovimit.

Po ashtu, në komunat me shumicë serbe në veri, kontrollohen depo dhe dyqane, në bazë të raportimeve, të cilat gjithmonë rezultojnë të rreme.”

 

Analizë:

Në këtë tekst shihet qartë tendenca për dezinformim kundrejt aksionit të Policisë së Kosovës. Sipas tyre, ky aksion në njëfarë forme ka të bëjë me një “maltretim” ndaj bizneseve të barnatoreve në Mitrovicën e Veriut me pretekstin se po bëhen me qëllim ngase asnjëherë nuk kanë gjetur diçka të paligjshme.

Kjo tendencë “maltretimi” nuk qëndron aspak ngaqë  zëvendësdrejtori i Policisë në Veri, Veton Elshani ka thënë se aksioni po zhvillohet për shkak të dyshimit rreth kontrabandimit te mallrave me produkte mjekësore.

Pra, siç shihet edhe nga deklarata e zëvëndësdrejtorit të Policisë në veri, ky kontroll nuk ka për qëllim dëmtimin e bizneseve mirëpo është thjesht një aksion ku bëhet edhe verifikimi i mallrave dhe ky tekst mund të llogaritet si tendencioz dhe dezinformues për lexuesit.

/The Geopost

Continue Reading

Previous: Zakharova propagandon se gjoja NATO dëshiron të konfrontohet me Rusinë
Next: Keqpërdoret emri i FSK-së, tentohet të përfitohet përmes një faqe të rrejshme – e demanton Ambasada e Kosovës në ShBA

Mediet serbe dezinformojnë: Shqiptarë të maskuar gjuajtën ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë së Serbisë 2 min read
  • Fact Checking

Mediet serbe dezinformojnë: Shqiptarë të maskuar gjuajtën ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë së Serbisë

The Geopost November 17, 2025
RTS dezinformon për Kosovën: Prodhimi i dronëve në domenin e marketingut dhe dizajnit 3D 2 min read
  • Fact Checking

RTS dezinformon për Kosovën: Prodhimi i dronëve në domenin e marketingut dhe dizajnit 3D

The Geopost November 15, 2025
Portali serb dezinformon: Moska zbuloi se çfarë u përpoqën të bëjnë humbësit mbrëmë në Beograd 3 min read
  • Fact Checking

Portali serb dezinformon: Moska zbuloi se çfarë u përpoqën të bëjnë humbësit mbrëmë në Beograd

The Geopost November 4, 2025
Lavrov dezinformon, pretendon se Perëndimi synon luftë kundër Moskës 2 min read
  • Fact Checking

Lavrov dezinformon, pretendon se Perëndimi synon luftë kundër Moskës

The Geopost October 25, 2025
Stërvitja e rregullt e KFOR-it keqinterpretohetnga media serbe 2 min read
  • Fact Checking

Stërvitja e rregullt e KFOR-it keqinterpretohetnga media serbe

The Geopost October 23, 2025
BE, në shnjestër të dezinformatave të inteligjencës ruse 2 min read
  • Fact Checking

BE, në shnjestër të dezinformatave të inteligjencës ruse

The Geopost September 16, 2025

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.