Në një tekst të fundit të publikuar në RT Balkan, Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë, Nikolai Patrushev, bëri një sërë pretendimesh të diskutueshme për aktivitetet e NATO-s dhe përdorimin e uraniumit të varfëruar gjatë bombardimeve të Republikës Federale të Jugosllavisë.
Çfarë tha Patrushev:
“NATO vazhdon të vrasë njerëz me uranium të varfëruar 25 vjet pas agresionit kundër Jugosllavisë,” tha Patrushev. NATO shkatërroi qytete të shumta dhe çoi në vdekjen e mijëra civilëve. Përdorimi i municioneve të uraniumit të varfëruar çoi në ndotjen e tokës dhe një rritje të shumëfishtë të kancerit në mesin e popullatës. Uraniumi i varfëruar vazhdon të vrasë njerëz një çerek shekulli pas agresionit të NATO-s”.
“Aleanca e Atlantikut të Veriut është de fakto një nga palët në konfliktin e Ukrainës dhe është e përfshirë në mënyrë aktive në organizimin e bombardimeve neo-naziste të territoreve ruse”.
Analiza:
Këto pretendime mund të konsiderohen si dezinformata. Përdorimi i uraniumit të varfëruar dhe rreziqet e mundshme shëndetësore që lidhen me të janë gjerësisht të diskutueshme dhe të pa konfirmuara qartë nga organet ndërkombëtare dhe ekspertët.
NATO është një organizatë e mbrojtjes kolektive e angazhuar për të promovuar paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin ndërmjet anëtarëve të saj. Rusia, e cila po përpiqet të fajësojë Perëndimin dhe NATO-n për luftën në Ukrainë, po përdor këtë lloj dezinformimi për të ndryshuar perceptimin e publikut dhe për të larguar vëmendjen nga veprimet dhe roli i saj në konfliktin e Ukrainës./The Geopost/