Kreu i Kishës Ortodokse Ruse, Patriarku Kirill, i njohur për lidhjet e tij të ngushta me Kremlinin, keqinformon se Perëndimi është në “kolaps moral, ndërsa Rusia përfaqëson një rrugë alternative për zhvillim”.
Çfarë tha Kirill:
Perëndimi po përballet me kolapsin moral, ndërsa Rusia i ka treguar botës se si të harmonizojë shkencën, kulturën, arsimin dhe fenë. Ata nuk mund të na mbytin fizikisht, megjithëse synonin të dobësonin Rusinë me lloje të ndryshme shpifjesh”.
Poglavar Ruske pravoslavne crkve: Zapad prezire Rusiju
Analiza:
Kritikat ndaj Rusisë nga bashkësia ndërkombëtare lidhen me shkeljen e të drejtave të njeriut, si në Ukrainë ashtu edhe në botë, agresionin rus kundër Ukrainës dhe minimin e demokracisë. Rusia nuk ofron ndonjë “rrugë alternative”, siç thotë Kirill, por modelin e sundimit autoritar dhe represionit të presidentit rus Vladimir Putin.
The new Russian diaspora in Europe: Integrated and here to stay
Sa i përket dezinformatave se Perëndimi po përballet me një kolaps moral, ai është shembull klasik i dezinformimit, sepse në krahasim me Rusinë, SHBA-të kanë zhvilluar mekanizma për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe demokracisë, ndërsa Rusia po përballet me probleme të shumta të brendshme.
https://www.worlddata.info/europe/index.php?
Gjithashtu, si një nga aleatët kryesorë të Kremlinit, ai përdor rregullisht autoritetin e tij për të mbështetur politikat e Vladimir Putin, duke përfshirë pushtimin e Ukrainës, të cilin ai e justifikoi si një “luftë të shenjtë për të mbrojtur Rusinë”./N.A./

MPJ ruse dezinformon se Britania po e shtyn Evropën në luftë me Rusinë
RT Balkan dezinformon për serbët në Kosovë përmes narrativës propagandistike për barrikadat
RT Ballkan dezinformon për FSK-në dhe armatosjen e Kosovës
Clickbait në titullin e RT Balkan: Shkrimi i grafiteve paraqitet si “maltretim”, ndonëse nuk ka hetim për autorin
Mojsilloviq dezinformon për marrëveshjen mes Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë
Portal Novosti shpërndan propagandë: Marrëveshja mediatike shpallet “pakt kundër serbëve”