Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Fact Checking

Patriarku rus dezinformon për sulmin terrorist në Moskë: Ka skenarë ndërkombëtarë kundër Rusisë, si NATO kundër Jugosllavisë

The Geopost March 28, 2024 2 min read
Share the news

Kreu i Kishës Ortodokse Ruse, patriarku Kirill ka propaganduar se në Rusi po luhen skenarë të faktorëve fetarë dhe ndërkombëtarë, siç tha ai, si në Jugosllavi në vitin 1999. Ai po ashtu dezinformoi duke thënë se NATO kreu agresion kundër Jugosllavisë.

Çka deklaroi patriarku Kirill?

“Ashtu si gjatë agresionit të NATO-s kundër Jugosllavisë në vitin 1999, edhe tani në Rusi po luhen skenarë të faktorëve fetarë dhe ndërkombëtarë. Ne e kuptojmë shumë mirë këtë duke vëzhguar ata që qëndrojnë pas sulmit në ‘Crocus City Hall’, si autorë të drejtpërdrejtë të këtij krimi. Ne e kuptojmë që ata që nuk e mendojnë mirë Rusinë ‘u përpoqën të përfitojnë nga problemet e brendshme me situatën e migrantëve, të shtrëngojnë marrëdhëniet ndëretnike në vendin tonë, duke përdorur faktorin radikal islamik.’”

Analiza:

Kreu i Kishës Ortodokse Ruse dezinformon kur thotë se kundër Jugosllavisë ka pasur skenarë të faktorëve fetarë dhe ndërkombëtarë kur në realitet ajo që çoi në shpërbërjen e Jugosllavisë ishte rritja e nacionalizmit serb kundër etnive të tjera gjë që shkaktoi edhe luftërat në Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë e Kroaci, ku u krye gjenocid dhe spastrim etnik nga regjimi gjenocidal i Sllobodan Millosheviqit kundër shqiptarëve, boshnjakëve dhe kroatëve. Pra, Kirill po e përhap qëllimisht këtë propagandë sepse arsyeja që nxiti kryengritjen e shqiptarëve, boshnjakëve e kroatëve kundër regjimit jugosllav ishte diskriminimi e vrasja e tyre me bazë etnike dhe nuk ka pasur ndonjë nxitje për shkak të fesë. NATO më 1999 kishte ndërhyrë për të ndalur këtë spastrim etnik dhe për të parandaluar përhapjen e një konflikti më të gjerë rajonal.

/The Geopost

Continue Reading

Previous: Drejtori i “Srbia Gas” dhe bashkëpartiaku i Daçiqit, Bajativiq: NATO është fashiste, ka thyer ligjin ndërkombtar
Next: Analisti boshnjak Galijasheviq në vijë me narrativën ruse, fajëson Perëndimin për sulmin në Moskë: Sulmuesit nuk ishin xhihadistë

Si po e kthen inteligjenca artificiale informacionin në armën më të rrezikshme të shekullit 15 min read
  • Fact Checking
  • Siguri

Si po e kthen inteligjenca artificiale informacionin në armën më të rrezikshme të shekullit

The Geopost October 22, 2026
Fivenson: Ballkani duhet të forcojë luftën kundër dezinformimit 1 min read
  • Ballkan
  • Fact Checking
  • Intervista

Fivenson: Ballkani duhet të forcojë luftën kundër dezinformimit

The Geopost October 21, 2026
Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin 5 min read
  • Analiza
  • Botë
  • Fact Checking
  • Lajme

Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin

The Geopost October 16, 2026
Vuçiq dezinformoi para OKB-së: “Serbia i ka përmbushur të gjitha obligimet nga Marrëveshja e Brukselit” 4 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Vuçiq dezinformoi para OKB-së: “Serbia i ka përmbushur të gjitha obligimet nga Marrëveshja e Brukselit”

The Geopost September 24, 2026
Zakharova shpërndan narrativën propagandistike për aktgjykimin ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së 3 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Zakharova shpërndan narrativën propagandistike për aktgjykimin ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së

The Geopost September 24, 2026
Dezinformim në Instagram: Pamjet nga Prishtina u paraqitën në mënyrë të rreme si lëvizje drejt Mitrovicës së Veriu
2 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Dezinformim në Instagram: Pamjet nga Prishtina u paraqitën në mënyrë të rreme si lëvizje drejt Mitrovicës së Veriu

The Geopost September 18, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.