Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Fact Checking

Nga NATO tek Zelensky, top dezinformatat ruso-serbe gjatë javës që lamë pas

The Geopost March 18, 2024 2 min read
Share the news

NATO, Finlanda, Suedia dhe situata në Ukrainë ishin në fokus të dezinformatave serbo-ruse javën që lamë pas. Ishte sekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Nikolai Patrushev, i cili bëri shpifjen e radhës nga Moska kundër forcave aleate të NATO-s dhe stërvitjeve të saj, duke dezinformuar ‘Steadfast Defender 2024’ po bëhen për t’u përgatitur për luftë me Rusinë”.

Por, deklaratat e Patrushev qartas janë propagandë e Rusisë meqenëse në të vërtetë qëndron krejt e kundërta e saj, pasi stërvitja “Steadfast Defender 24” bazohet në planet e reja të mbrojtjes të NATO-s dhe demonstron aftësinë e NATO-s për të vendosur forca me shpejtësi nga Amerika e Veriut dhe pjesë të tjera të Aleancës për të përforcuar mbrojtjen e Evropës.

Një sërë dezinformatash në lidhje me anëtarësimin e Finlandës në NATO, duke e lidhur madje me masakrën e Reçakut, bëri mediumi propagandistik i Rusisë “Russia Today Balkan” (RT Balkan), që vepron në Serbi pa pengesa.

Në një artikull të publikuar më 11 mars, RT Balkan rrejshëm shkruajti se Finlanda e përfitoi anëtarësimin në NATO “duke e mbuluar masakrën e Reçakut në Kosovë”, kur dihet se anëtarësimi i Finlandës në NATO erdhi si pasojë e luftës së Putinit në Ukrainë që rrezikoi edhe vetë Finlandën që gjendet në kufi me Rusinë.

Javën e shkuar dezinformata pati edhe për presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Ishte mediumi “Sputnik Srbija”, që dezinformoi se gjoja ushtarët ukrainas duan ta rrëzojnë presidentin Zelensky.

Por, ky ishte vetëm një synim i këtij mediumi propagandistik për të nxitur përçarjen mes popullit ukrainas, meqë dihet se Zelensky për dy vjet rresht gjatë pushtimit rus gëzoi 90 përqind të mbështetjes së popullit të tij.

Ndërsa gazeta serbe “Informer” ka bërë një dezinformatë në një artikull të publikuar më 12 mars në adresë të Suedisë pas anëtarësimit të saj në NATO nën pretendimin e rrejshëm se “ajo po përgatit një sulm”.

“Bujë në Suedi, ata sapo hynë në NATO, dhe tashmë po përgatiten për një sulm rus”, shkruante Informeri, kur dihet se Suedia vendosi të anëtarësohej në NATO pas sulmit të Rusisë në Ukrainë, i cili shkaktoi pasiguri te suedezët dhe jo për të planifikuar një sulm rus sikurse thotë gazeta propagandistike serbe.

Suedia iu bashkua NATO-s më 7 mars, dy vjet pasi pushtimi rus i Ukrainës e detyroi atë të rimendonte politikën e saj të sigurisë kombëtare dhe të arrinte në përfundimin se mbështetja për aleancën ishte garancia më e mirë e sigurisë së kombit skandinav.

/The Geopost

Continue Reading

Previous: Informeri serb me dezinformatën e radhës: Suedia po përgatitet ta sulmojë Rusinë
Next: Vulini me narracion kundër NATO-s: Po synojnë t’i imponojnë Serbisë qeveri properëndimore

Mediet serbe dezinformojnë: Shqiptarë të maskuar gjuajtën ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë së Serbisë 2 min read
  • Fact Checking

Mediet serbe dezinformojnë: Shqiptarë të maskuar gjuajtën ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë së Serbisë

The Geopost November 17, 2025
RTS dezinformon për Kosovën: Prodhimi i dronëve në domenin e marketingut dhe dizajnit 3D 2 min read
  • Fact Checking

RTS dezinformon për Kosovën: Prodhimi i dronëve në domenin e marketingut dhe dizajnit 3D

The Geopost November 15, 2025
Portali serb dezinformon: Moska zbuloi se çfarë u përpoqën të bëjnë humbësit mbrëmë në Beograd 3 min read
  • Fact Checking

Portali serb dezinformon: Moska zbuloi se çfarë u përpoqën të bëjnë humbësit mbrëmë në Beograd

The Geopost November 4, 2025
Lavrov dezinformon, pretendon se Perëndimi synon luftë kundër Moskës 2 min read
  • Fact Checking

Lavrov dezinformon, pretendon se Perëndimi synon luftë kundër Moskës

The Geopost October 25, 2025
Stërvitja e rregullt e KFOR-it keqinterpretohetnga media serbe 2 min read
  • Fact Checking

Stërvitja e rregullt e KFOR-it keqinterpretohetnga media serbe

The Geopost October 23, 2025
BE, në shnjestër të dezinformatave të inteligjencës ruse 2 min read
  • Fact Checking

BE, në shnjestër të dezinformatave të inteligjencës ruse

The Geopost September 16, 2025

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.