Në valën e fundit të propagandës dhe përhapjes së dezinformatave, autoritetet dhe mediat serbe po krijojnë edhe një herë urrejtje dhe frikë ndaj shqiptarëve, me qëllim të ngritjes së tensioneve mes Serbisë dhe Kosovës. Këtë herë në shënjestër të fushatës së tyre është Denis Krasniqi, i riu nga Kosova i cili jeton në Zvicër, i cili është person me nevoja të veçanta dhe 90% invalid.
Ishin ministrat serb, Ivica Daçiq dhe Marko Gjuriq që deklaruan se personi në fjalë ka kërcënuar ambasadat serbe në dy shtete evropiane, për tu pasuar më pas në media nën tituj të ndryshëm dezinformues.
“Ambasadat serbe në shënjestër të Shiptarit (shqiptarët)”, “Synimet e varura në ambasada”, “Terroristi i Kurtit: Për 24 orë do të hedhim një bombë”, Shiptarët (shqiptarët) synojnë ambasadën serbe në Evropë”, ishin disa nga këta tituj propagandues e dezinformues.
Gjuriq ka thënë:
“Të paktën një autor i këtyre kërcënimeve është identifikuar. Thjesht e dini se si e bëjnë këtë, është një skenar që është parë tashmë në vitet tetëdhjetë dhe nëntëdhjetë. Ata zgjedhin një person që, për shembull, ka një histori me probleme mendore. pastaj e shtyjnë që ai person të shmangë përgjegjësinë ligjore dhe dorën e ligjit, dhe grupet e organizuara që veprojnë me motivim politik shpesh fshihen në sfond”.


Daçiq tha:
“Në lidhje me mesazhet kërcënuese të marra me email nga Aeroporti i Beogradit, ambasadat dhe konsullatat tona në Austri dhe Gjermani, si dhe Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë, Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë informacion zyrtar nga Gjermania dhe Zvicra se personi në fjalë është Denis Krasniqi (26), nga Zvicra, prindërit e të cilit janë nga Kosova. Personi aktualisht ndodhet në Kosovë dhe është lëshuar urdhër që menjëherë pas kthimit në Zvicër të paraqitet në polici”.

Analiza:
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, dhe ai i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, hodhën akuza se Denis Krasniqi dyshohet se po planifikonte sulme terroriste si pjesëtar i një “organizate shqiptare”. Këto pretendime u përhapën shpejt nëpër mediat serbe, të udhëhequra nga kanalet e regjimit, me tituj sensacionalistë që deklaronin se gjoja ky kërcënim ishte pjesë e një plani më të gjerë terrorist kundër Serbisë.
Sipas informacioneve nga familja, Krasniqi ka probleme mendore dhe nuk është i lidhur me ndonjë aktivitet terrorist.
Ndërkohë që mediat në Serbi bëjnë pretendime dramatike për sulme të organizuara terroriste të sponsorizuara nga Kosova, e vërteta është se ato në fakt po punojnë për të ngritur tensionet dhe për të larguar vëmendjen nga problemet politike dhe pakënaqësia në Serbi./G.Venhari-The Geopost/

Si dezinformon Sputnik për tërheqjen e KFOR-it nga ura mbi Ibër
Fact-checking: Lista Serbe paraqet si fakt një pretendim të paverifikuar për kinse rrahjen e Nenad Rashkoviqit nga Policia e Kosovës
Faqja “Stazama Kosmeta” dezinformon duke e devijuar deklaratën e ministrit Sveçla
“Atak i ri”, “Kurti nuk tërhiqet” – kështu dezinformojnë Sputnik dhe RT Balkan lidhur me rrënimin e objekteve në Ujman
Mediat serbe dhe proruse përhapin propagandë për udhërrëfyesit turistikë dhe rrënimin e objekteve pa leje në veri të Kosovës
Si u shndërrua vizita e Presidentit të Shqipërisë në Preshevë dhe Bujanoc në narrativë për “pushtim” dhe “Shqipëri të Madhe”