Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë ka dezinformuar se mediat perëndimore mbështesin gjoja “propagandën ukrainase” dhe marrin pjesë në një luftë hibride kundër Rusisë.
Zakharova tha:
“Raportet e medias perëndimore nga rajoni i Kurskut kanë disa qëllime, duke përfshirë justifikimin e krimeve të Kievit, manipulimin e opinionit publik dhe krijimin e mjedisit të nevojshëm për mbështetjen e mëtejshme perëndimore për Forcat e Armatosura të Ukrainës.


Vlerësimi ligjor i veprimeve të korrespondentëve të mediave të huaja, të cilët hyjnë në territorin sovran të Rusisë duke anashkaluar procedurat e përcaktuara, autorizohen të jepen nga autoritetet kompetente.
Kujtojmë se tashmë ka filluar procedura penale kundër një numri të caktuar përfaqësuesish të mediave të huaja për kalim ilegal të kufirit shtetëror”, tha Zakharova për “VZGLJAD”.
Analiza:
Mediat perëndimore e bëjnë punën e tyre sipas standardeve më të larta profesionale, duke raportuar në mënyrë objektive dhe të paanshme për ngjarjet në terren, përfshirë situatën në Rusi dhe Ukrainë.
Akuzat për “kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “fabrikim propagande” janë shembuj tipikë se si qeveria ruse përpiqet të manipulojë informacionin dhe të shtypë gazetarinë kritike.
Qeveria ruse, përmes deklaratave si ajo e Zakharova-s, po përpiqet të krijojë një atmosferë frike dhe mosbesimi ndaj Perëndimit. Akuza të tilla të ndërtuara kundër gazetarëve perëndimorë janë pjesë e strategjisë më të gjerë të Kremlinit për të mbajtur kontrollin mbi narrativën dhe për të parandaluar që e vërteta të arrijë tek populli rus.
Është e qartë se Zakharova po përpiqet të fajësojë Perëndimin për luftën hibride, kur në realitet Rusia vazhdon të përdorë dezinformimin si armën e saj kryesore në përpjekje për të destabilizuar marrëdhëniet ndërkombëtare dhe për të mbështetur politikat e saj agresive. Këto akuza vetëm konfirmojnë se si Moska i frikësohet gazetarisë së pavarur dhe sa larg është e gatshme të shkojë në përhapjen e gënjeshtrave për të mbrojtur interesat e saj./G. Venhari – The Geopost/

Dezinformim në Instagram: Pamjet nga Prishtina u paraqitën në mënyrë të rreme si lëvizje drejt Mitrovicës së Veriu
Propaganda nga Moska: Si i përdorën mediat ruse aktgjykimet e Hagës ndaj drejtuesve të UÇK-së për sulm ndaj Perëndimit
Si e deformuan mediat serbe protestën në Prishtinë
Makineria mediatike e regjimit të Vuçiqit dhe ato ruse e shndërrojnë kriminelin e dënuar të luftës, Ratko Mlladiqin, në “hero”
Portali Borba promovon narrativën e Beogradit, bën propagandë me numrin e njohjeve të pavarësisë së Kosovës
Kosova sërish në propagandën e Moskës – Medvedev përmend njohjen e Kosovës dhe kërcënon Perendimin për “pasoja”