Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Fact Checking

Lavrov dezinformon për Perëndimin: Nuk duan të shmangin përshkallëzim, duan luftë

The Geopost August 30, 2024 2 min read
Share the news

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka dezinformuar mbi qëllimet e Perëndimit në luftën në Ukrainë duke thënë se nuk duan ta shmangin përshkallëzimin, por se kërkon luftë. Lavrov gjithashtu tha se kërkesa e Ukrainës për të përdorur raketa me rreze të gjatë “Storm Shadow” është shantazh.

Çka deklaroi Lavrov?

“Ky është shantazh, një përpjekje për të pretenduar se Perëndimi kërkon të shmangë çdo përshkallëzim të tepruar. Në të vërtetë, ata janë plot me ligësi. Shmangia e përshkallëzimit nuk është ajo që kërkon Perëndimi. Për ta thënë në gjuhë të thjeshtë, ata thjesht po zgjedhin një luftë. Mendoj se kjo është bërë e qartë për të gjithë. Ne kemi dëgjuar prej kohësh spekulime për autorizimin e Ukrainës për të përdorur jo vetëm raketat Storm Shadow, por edhe raketa me rreze të gjatë veprimi të prodhuar nga SHBA. Kishte një burim anonim në Uashington i cili tha se ata po punonin për të. Ky burim pretendoi se pikëpamja e tyre e përgjithshme për kërkesën e Ukrainës është mjaft pozitive. Unë do të ndalem në këtë. Presidenti Vladimir Putin tha gjithçka për këtë pak kohë më parë”.

Analiza:

Ukraina ka kërkuar leje nga Perëndimi për të përdorur raketa me rreze të gjatë “Storm Shadow” për të shkatërruar objektiva thellë brenda Rusisë, duke besuar se kjo mund ta detyrojë Moskën të negociojë për t’i dhënë fund luftimeve. Pra, ka tentuar ta përdorë si një mënyrë për të ndalë luftën shkatërruese të Rusisë në Ukrainë. Por, kjo kërkesë deri më tani nuk e ka mbështetjen e SHBA-së dhe komentet e Lavrovit se një “burim” iu ka thënë se janë duke punuar në aprovim të kërkesës është dezinformatë.

Lavrov në vazhdimësi dezinformon se Perëndimi dëshiron luftë me Rusinë, ndonëse dihet se Perëndimi ka bërë shumë përpjekje që të ndalet lufta dhe të ndalen vuajtjet njerëzore në Ukrainë. Për këtë qëllim ishte organizuar një samit ndërkombëtar i paqes, i quajtur zyrtarisht Samiti për Paqen në Ukrainë, i cili u mbajt në Bürgenstock Resort në Zvicër më 15-16 qershor 2024. Konferenca pasoi një seri prej katër takimesh të mëparshme ndërkombëtare dhe u organizua nga presidentja zvicerane Viola Amherd. Edhe këtë samit Rusia e kishte bojkotuar meqë nuk ishte e interesuar për të bërë paqe.

/G. Venhari, The Geopost

Continue Reading

Previous: Zakharova dezinformon për Perëndimin: Po sponsorizon terrorizmin
Next: Perëndimi, cak i dezinformatave ruse gjatë javës që lamë pas

Portal Novosti shpërndan propagandë: Marrëveshja mediatike shpallet “pakt kundër serbëve” 2 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Portal Novosti shpërndan propagandë: Marrëveshja mediatike shpallet “pakt kundër serbëve”

The Geopost April 2, 2026
Mediumi serb manipulon për ushtarët amerikanë të KFOR-it: Nga interesi për ortodoksinë në pranim të fesë 2 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Mediumi serb manipulon për ushtarët amerikanë të KFOR-it: Nga interesi për ortodoksinë në pranim të fesë

The Geopost March 28, 2026
MPJ e Rusisë shpërndan dezinformata për intervenimin e NATO-s në vitin 1999 2 min read
  • Fact Checking
  • News

MPJ e Rusisë shpërndan dezinformata për intervenimin e NATO-s në vitin 1999

The Geopost March 26, 2026
Propagandë nga Moska: Volodin fajëson SHBA-në dhe BE-në për luftën në Ukrainë 2 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Propagandë nga Moska: Volodin fajëson SHBA-në dhe BE-në për luftën në Ukrainë

The Geopost March 19, 2026
Narrativë propagandistike nga Moska: Zaharova sërish dezinformon për Kosovën 3 min read
  • Fact Checking
  • News

Narrativë propagandistike nga Moska: Zaharova sërish dezinformon për Kosovën

The Geopost March 14, 2026
Zaharova shpërndan dezinformata për incidentin në Kubë: Provokim agresiv i Uashingtonit 2 min read
  • Fact Checking
  • News

Zaharova shpërndan dezinformata për incidentin në Kubë: Provokim agresiv i Uashingtonit

The Geopost February 27, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.