Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Fact Checking

Kosova, cak i dezinformatave serbo-ruse gjatë javës që lamë pas

The Geopost September 16, 2024 3 min read
Share the news

Kosova ishte në qendër të dezinformatave të përhapura nga zyrtarë të lartë serbë dhe rusë gjatë javës që lamë pas.

Këto dezinformata synojnë të krijojnë një perceptim të gabuar mbi veprimet e Qeverisë së Kosovës dhe të paraqesin një narrativë të pasaktë për “spastrim etnik” dhe “persekutim” të serbëve në veri të vendit. Përmes një fushate të qëllimshme, Petar Petkoviq, Aleksandar Vulin, Sergei Lavrov dhe të tjerë, kanë bërë akuza të pabaza ndaj Qeverisë së Kosovës, duke manipuluar opinionin publik për qëllime politike.

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq ka dezinformuar se gjoja “kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, qëllimisht po kryen një fushatë të spastrimit etnik, që të dëbojë serbët nga veriu i Kosovës”. Në të njëjtën kohë, zëvendëskryeministri serb Aleksandar Vulin dezinformoi për gjoja “spastrimin etnik” gjatë një takimi me sekretarin e Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Sergei Shoigu, në Moskë.

Ndërkohë, Beogradi zyrtar dhe partia Lista Serbe kanë dezinformuar mbi Policinë e Kosovës se kinse ka rrahur brutalisht disa të rinj serbë në veri të Mitrovicës. Në fillim ka reaguar kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, pastaj Lista Serbe dhe në fund presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. E vërteta është se, katër të rinj serbë janë arrestuar nga Policia e Kosovës më 10 shtator për shkak se sulmuan dy zyrtarë policorë në shesh në veri të Mitrovicës, ku njëri prej tyre kishte marrë edhe lëndime.

As në pamjet e publikuara nga disa politikanë serbë nuk shihet dhunë e ushtruar ndaj atyre përveçse janë vënë nën pranga.

Se prona e serbëve në Kosovë është shpronësuar “ilegalisht” për ndërtimin e bazave për njësitë speciale të Policisë së Kosovës, ishte një tjetër dezinformatë, e që erdhi nga drejtori i Zyrës për Diplomaci Publike dhe Kulturore në Serbi, Arno Guyon. Portretizimi i autoriteteve të Kosovës si agresive, erdhi përkundër faktit se Qeveria e Kosovës ka bërë të qartë se shpronësimi i tokës po bëhet në përputhje me ligjin dhe se çdo pronar i tokës ka marrë njoftim, si dhe kompensim të përcaktuar me ligj.

Ndërsa, kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, ka dezinformuar për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se gjoja dëshiron luftë me Serbinë. Ajo gjithashtu ka vazhduar edhe dezinformatat që zyrtarët serbë po i bëjnë se në Kosovë po “ndodh spastrim etnik” kundër serbëve.
Derisa për Kurtin dezinformon, Bërnabiq për Vuçiqin thotë se “po e ruan paqen” kur në fakt është krejt e kundërta. Vuçiq vazhdon të ndjekë narrativën nacionaliste të viteve të 90-ta kundrejt fqinjëve të tij dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor është burimi i destabilitetit.

E pretendime për gjoja “spastrim etnik” dhe “persekutim të serbëve” në Kosovë pati edhe nga ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov dhe zëdhënësja e këtij dikasteri, Maria Zakharova, të cilët kanë ngrehur paralele të pabaza me situatën në Donbas. Lavrov tha se persekutimi i serbëve mund të krahasohet me “persekutimin nazist të rusëve në Donbas”, ndërsa Zakharova akuzoi vendet perëndimore se i kanë lënë “dorën e lirë” kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për gjoja “spastrimin etnik të serbëve nga Kosova”./The Geopost/

Continue Reading

Previous: Brnabiq dezinformon për situatën në Kosovë: Kurti dëshiron të nisë luftë
Next: Informer dezinformon për inkursionin e Ukrainës në Kursk: Ushtria e Zelenskyt u ndal, ai po hesht për humbjen

Mediet serbe dezinformojnë: Shqiptarë të maskuar gjuajtën ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë së Serbisë 2 min read
  • Fact Checking

Mediet serbe dezinformojnë: Shqiptarë të maskuar gjuajtën ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë së Serbisë

The Geopost November 17, 2025
RTS dezinformon për Kosovën: Prodhimi i dronëve në domenin e marketingut dhe dizajnit 3D 2 min read
  • Fact Checking

RTS dezinformon për Kosovën: Prodhimi i dronëve në domenin e marketingut dhe dizajnit 3D

The Geopost November 15, 2025
Portali serb dezinformon: Moska zbuloi se çfarë u përpoqën të bëjnë humbësit mbrëmë në Beograd 3 min read
  • Fact Checking

Portali serb dezinformon: Moska zbuloi se çfarë u përpoqën të bëjnë humbësit mbrëmë në Beograd

The Geopost November 4, 2025
Lavrov dezinformon, pretendon se Perëndimi synon luftë kundër Moskës 2 min read
  • Fact Checking

Lavrov dezinformon, pretendon se Perëndimi synon luftë kundër Moskës

The Geopost October 25, 2025
Stërvitja e rregullt e KFOR-it keqinterpretohetnga media serbe 2 min read
  • Fact Checking

Stërvitja e rregullt e KFOR-it keqinterpretohetnga media serbe

The Geopost October 23, 2025
BE, në shnjestër të dezinformatave të inteligjencës ruse 2 min read
  • Fact Checking

BE, në shnjestër të dezinformatave të inteligjencës ruse

The Geopost September 16, 2025

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.