Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Fact Checking

Dodik dezinformon: Kroacia kreu gjenocid ndaj serbëve, në Srebrenicë kishte luftë civile

The Geopost May 28, 2024 2 min read
Share the news

Presidenti i entitetit Republika Srpska, Milorad Dodik, ka mohuar sërish gjenocidin në Srebrenicë pavarësisht që OKB e njohu edhe zyrtarisht atë. Ai ka dezinformuar se aty ka pasur luftë civile duke thënë se Serbia s’ka pasur njësi ushtarake në Srebrenicë, ndërsa ka akuzuar Kroacinë se ka ushtruar gjenocid ndaj popullit serb.

Çka deklaroi Dodik?

“Pas sponsorizimit të rezolutës për Srebrenicën, Kroacia duhet të heshtë sepse ishte vetë ajo që kreu gjenocidin e padiskutueshëm ndaj popullit serb. Sigurisht, Kroacia mori pjesë aktive në luftën civile në Bosnje dhe Hercegovinë, për dallim nga Serbia, e cila nuk kishte asnjë njësi ushtarake në territorin e Bosnjë-Hercegovinës”.

Analiza:

Vrasjet brutale të muslimanëve boshnjakë në Srebrenicë nga ushtria e Republika Srpska u njohën si akt gjenocidi nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) si dhe nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY). Më shumë se 8,000 burrave dhe djemve myslimanë boshnjakë në dhe rreth qytetit të Srebrenicës u ndanë nga familjet e tyre dhe u tortuaruan, vranë dhe u masakruan nga forcat serbe për shkak se ishin boshnjakë. Ata ishin civilë të paarmatosur që po shtypeshin nga ushtria serbe. Prandaj, Dodik dezinformon duke mohuar gjenocidin se aty kishte luftë civile dhe gjithashtu se aty nuk kishte njësi të ushtrisë serbe, ndërsa të dhënat e dokumentuara nga institucione e organizata kredibile ndërkombëtare vërtetuan të kundërtën. Vrasjet u kryen nga njësitë e Ushtrisë Serbe të Bosnjës të Republika Srpska (VRS) nën komandën e Ratko Mlladić. Në masakër morën pjesë edhe Scorpions, një njësi paraushtarake nga Serbia, e cila kishte qenë pjesë e Ministrisë së Brendshme të Serbisë deri në vitin 1991.
Gjithashtu, Dodik me qëllim dezinformon kur thotë se Kroacia ka kryer gjenocid ndaj serbëve. Asnjë raport ndërkombëtar nuk e thotë këtë dhe në këtë luftë Kroacia ishte në anën e boshnjakëve të pafajshëm./The Geopost/

Continue Reading

Previous: Serbia e Rusia dezinformojnë për Kosovën, ShBA-në e Perëndimin
Next: Mediat serbe përhapin dezinformata për anëtarësimin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

Si po e kthen inteligjenca artificiale informacionin në armën më të rrezikshme të shekullit 15 min read
  • Fact Checking
  • Siguri

Si po e kthen inteligjenca artificiale informacionin në armën më të rrezikshme të shekullit

The Geopost October 22, 2026
Fivenson: Ballkani duhet të forcojë luftën kundër dezinformimit 1 min read
  • Ballkan
  • Fact Checking
  • Intervista

Fivenson: Ballkani duhet të forcojë luftën kundër dezinformimit

The Geopost October 21, 2026
Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin 5 min read
  • Analiza
  • Botë
  • Fact Checking
  • Lajme

Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin

The Geopost October 16, 2026
Vuçiq dezinformoi para OKB-së: “Serbia i ka përmbushur të gjitha obligimet nga Marrëveshja e Brukselit” 4 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Vuçiq dezinformoi para OKB-së: “Serbia i ka përmbushur të gjitha obligimet nga Marrëveshja e Brukselit”

The Geopost September 24, 2026
Zakharova shpërndan narrativën propagandistike për aktgjykimin ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së 3 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Zakharova shpërndan narrativën propagandistike për aktgjykimin ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së

The Geopost September 24, 2026
Dezinformim në Instagram: Pamjet nga Prishtina u paraqitën në mënyrë të rreme si lëvizje drejt Mitrovicës së Veriu
2 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Dezinformim në Instagram: Pamjet nga Prishtina u paraqitën në mënyrë të rreme si lëvizje drejt Mitrovicës së Veriu

The Geopost September 18, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.