Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Fact Checking

Bocan Harchenko dezinformon: Perëndimi po mundohet të gjunjëzojë Rusinë, përmes rezolutës për Srebrenicën

The Geopost May 16, 2024 2 min read
Share the news

Ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandar Bochan Harchenko, ka hedhur teori konspirative për një luftë të supozuar hibride kundër Rusisë, ndërsa ka akuzuar Perëndimin për imponimin e rezolutës ndaj Srebrenicës. Deklaratat e tij, të cilat nxisin frikë dhe mosbesim ndaj Perëndimit, janë pjesë e propagandës më të gjerë ruse që synon justifikimin e ndërhyrjeve ruse dhe destabilizimin e rajonit.

Çfarë tha Bocan Harchenko dhe raportoi portali Veçernje Novosti:

“Ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan Kharchenko, tha sonte se Perëndimi po përpiqet në çdo mënyrë të shtyjë rezolutën për Srebrenicën. Është pjesërisht një politikë globale dhe për sa i përket Rusisë, është pjesë e një lufte hibride kundër vendit tonë, për t’i shkaktuar Rusisë një disfatë strategjike për t’i hequr dinjitetin popullit dhe për ta gjunjëzuar. Është një sulm ndaj ruajtjes së sovranitetit”.

Analiza:

Pretendimet e Harçenkos nuk kanë asnjë bazë,pasi rezoluta për Srebrenicën përfaqëson një përpjekje për t’u përballur me të kaluarën dhe për të njohur viktimat e gjenocidit, jo një shtrembërim të historisë siç thotë ai. Për më tepër, akuzat për një “pakicë perëndimore” që imponon rregullat e veta, shpërfill faktin se vlerat perëndimore janë themeli i rendit ndërkombëtar dhe respektimi i të drejtave të njeriut. Deklaratat e Harchenkos duhen kuptuar si pjesë e një fushate më të gjerë propagandistike ruse që përpiqet të justifikojë agresionin rus dhe të destabilizojë rajonin.
Harchenko vë në dukje përpjekjet për të shtrembëruar historinë, veçanërisht kur bëhet fjalë për rolin e Serbisë dhe Rusisë, gjë që tregon gjithashtu përpjekjet ruse për të destabilizuar rajonin. Studimet dhe analizat e organizatave ndërkombëtare, si NATO dhe BE, tregojnë se është Rusia ajo që është e përfshirë në mënyrë aktive në operacione hibride, duke përfshirë dezinformimin, sulmet kibernetike dhe propagandën, për të minuar proceset demokratike perëndimore. Përmes kësaj dezinformate, Harchenko synon të rishkrimin e historisë për të justifikuar agresionin rus në Ukrainë./The Geopost/

Continue Reading

Previous: Zaharova dezinformon: NATO po përdor Ukrainën kundër Rusisë
Next: Dezinformon Putin: Bashkëpunimi ynë me Kinën, faktor stabilizues ndërkmbëtar

Si dezinformon Sputnik për praninë e NATO-s në Kosovë 4 min read
  • Fact Checking

Si dezinformon Sputnik për praninë e NATO-s në Kosovë

The Geopost June 19, 2026
MPJ ruse dezinformon se Britania po e shtyn Evropën në luftë me Rusinë 3 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

MPJ ruse dezinformon se Britania po e shtyn Evropën në luftë me Rusinë

The Geopost June 3, 2026
RT Balkan dezinformon për serbët në Kosovë përmes narrativës propagandistike për barrikadat 3 min read
  • Fact Checking
  • News

RT Balkan dezinformon për serbët në Kosovë përmes narrativës propagandistike për barrikadat

The Geopost May 19, 2026
RT Ballkan dezinformon për FSK-në dhe armatosjen e Kosovës 3 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

RT Ballkan dezinformon për FSK-në dhe armatosjen e Kosovës

The Geopost May 18, 2026
Clickbait në titullin e RT Balkan: Shkrimi i grafiteve paraqitet si “maltretim”, ndonëse nuk ka hetim për autorin 2 min read
  • Fact Checking

Clickbait në titullin e RT Balkan: Shkrimi i grafiteve paraqitet si “maltretim”, ndonëse nuk ka hetim për autorin

The Geopost April 30, 2026
Mojsilloviq dezinformon për marrëveshjen mes Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë 2 min read
  • Fact Checking

Mojsilloviq dezinformon për marrëveshjen mes Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë

The Geopost April 24, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.