Një diplomat rus, i tërhequr nga Brukseli mes një spastrimi të spiunëve nga autoritetet belge, është nominuar për të drejtuar misionin në Beograd të organit më të madh të sigurisë në Evropë.
Moska ka nominuar Dmitry Iordanidin, ish-zëvendësshef i misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Bosnjë e Hercegovinë, me një përvojë të gjerë në Ballkan, për të drejtuar misionin e organizatës në Serbi, sipas dokumenteve të brendshme të OSBE-së të siguruara nga REL-i.
Kandidatura e tij u bë mes akuzave në rritje nga Shtetet e Bashkuara dhe qeveritë evropiane vitet e fundit për aktivitete “të dëmshme” ruse në rajonin e mbuluar nga organizata rajonale e sigurisë me 57 shtete, me seli në Vjenë, sipas një hetimi të përbashkët të Radios Evropa e Lirë dhe disa mediave evropiane.
Iordanidi, 55 vjeç, është një nga 20 diplomatët rusë që u larguan në heshtje nga Brukseli në vitin 2023 për shkak të akuzave nga Shërbimi belg i Sigurisë Shtetërore (VSSE) se ishin spiunë që vepronin nën mbulesë, sipas një liste të përpiluar nga inteligjenca belge dhe të vërtetuar në mënyrë të pavarur nga tri burime të inteligjencës perëndimore, sipas hetimit të përbashkët të REL-it, faqes së lajmeve EUobserver me bazë në Bruksel, gazetës belge De Morgen, revistës javore belge Humo dhe gazetës franceze Le Monde.
Një burim nga institucionet e inteligjencës e quajti këtë tërheqje të spiunëve si një “rast për të zbrazur sirtarin tonë” pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit 2022./REL/

Në Ballkan testohet siguria e Evropës, tha kryeministri britanik në samitin në kuadër të Procesit të Berlinit
Ukraina dhe Suedia nënshkruajnë kontratë afatgjatë për deri në 150 avionë luftarakë Gripen për Kievin
Parlamenti Evropian në projekt-rezolutën për Serbinë mbështet të drejtën e qytetarëve për protesta
Polonia arreston tetë persona për sabotim të dyshuar të lidhur me Rusinë, thotë Kryeministri Tusk
Asnjë takim Trump-Putin në të ardhmen e afërt – ja pse
BE-ja përgatit rrugë të reja tregtare — dhe një sfidë për Pekinin dhe Moskën — në Samitin e Luksemburgut