Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Analiza

Dodik thotë se u ndërtua një tempull serbo-rus në Banja Llukë, kleriku nga Rusia e viziton

The Geopost November 21, 2024 2 min read
Share the news

Presidenti nacionalist i Republikës Srpska, Milorad Dodik ka treguar se është ndërtuar një tempull i ri në Banja Lluka të Bosnjë e Hercegovinës nga Rusia e Serbia dhe tha se ndërtimi i këtij tempulli “serbo-rus është një tjetër dëshmi e suksesit dhe angazhimit të përbashkët të Serbisë dhe Rusisë”.

Këtë objekt e ka vizituar edhe kleriku nga Kisha Ruse Mitropolitit Anthony të Volokolamsk.
“Ne po e ndërtojmë tempullin për brezat që do të vijnë dhe është një dëshmi e unitetit, qëndrueshmërisë dhe fitores mbi të gjitha sfidat. Ne i jemi përkushtuar Kishës Ortodokse Serbe sepse e duam atë, sepse është besimi ynë”, ka thënë Dodik, i cili tha se në Rusi po sfidohet e drejta për identitet.

“Vizita e Mitropolitit të Volokolamit Antoni, me të cilin vizitova edhe kantierin e tempullit serbo-rus, është një tjetër ditë e rëndësishme për Serbinë. Ne folëm për të gjitha çështjet e rëndësishme për ne. Mbi bashkëpunimin me Kishën Ortodokse Ruse. Pata rastin ta informoj Mitropolitin për situatën aktuale dhe qëndrimin e Republikës Srpska, i cili është shumë kompleks. Republika Srpska, përveç të gjitha sfidave që i imponohen, këmbëngul në përkushtimin e saj ndaj identitetit kombëtar serb, i cili më së shumti shënohet nga besimi, shkrimi dhe gjuha ortodokse serbe”, ka thënë Dodik.

Kleriku rus ka qëndruar edhe në Serbi, ku përcolli “mirënjohjen e përzemërt” për Kishën Ortodokse Serbe për mbështetjen e saj të palëkundur në lidhje me çështjen kishtare të Ukrainës.

Rusia përdor një sërë mjetesh për të ndikuar në rrjedhën e ngjarjeve në Serbi, Mal të Zi dhe Bosnje-Hercegovinë dhe Kisha Ortodokse është arma e saj më e fortë përmes së cilës përhap narrativat e saj në këto shtete.

Kisha Ortodokse Serbe ruan lidhje të ngushta me Kishën Ortodokse Ruse, e cila është e lidhur ngushtë me Kremlinin dhe e ka paraqitur veten si një mbështetëse solide e politikave të jashtme të Rusisë, përfshirë pushtimin e saj në Ukrainë.
Kisha i ka dhënë mbështetje të heshtur agjendës secesioniste të Milorad Dodik në Bosnje dhe Hercegovinë, ndërsa Patriarkun Porfirije merr pjesë haptas në paradën e ndaluar që e mban Republika Srpska. /The Geopost/

Continue Reading

Previous: Putini i çon kërcënimet e tij bërthamore në një nivel të ri, por aleatët e Ukrainës nuk mbeten të impresionuar
Next: Rusia financon luftën në Ukrainë përmes minierave të paligjshme të arit në Afrikë – raporti i WGC

Në Ballkan testohet siguria e Evropës, tha kryeministri britanik në samitin në kuadër të Procesit të Berlinit 6 min read
  • Analiza

Në Ballkan testohet siguria e Evropës, tha kryeministri britanik në samitin në kuadër të Procesit të Berlinit

The Geopost October 23, 2025
Ukraina dhe Suedia nënshkruajnë kontratë afatgjatë për deri në 150 avionë luftarakë Gripen për Kievin 3 min read
  • Analiza

Ukraina dhe Suedia nënshkruajnë kontratë afatgjatë për deri në 150 avionë luftarakë Gripen për Kievin

The Geopost October 23, 2025
Parlamenti Evropian në projekt-rezolutën për Serbinë mbështet të drejtën e qytetarëve për protesta 13 min read
  • Analiza

Parlamenti Evropian në projekt-rezolutën për Serbinë mbështet të drejtën e qytetarëve për protesta

The Geopost October 22, 2025
Polonia arreston tetë persona për sabotim të dyshuar të lidhur me Rusinë, thotë Kryeministri Tusk 2 min read
  • Analiza

Polonia arreston tetë persona për sabotim të dyshuar të lidhur me Rusinë, thotë Kryeministri Tusk

The Geopost October 22, 2025
Asnjë takim Trump-Putin në të ardhmen e afërt – ja pse 5 min read
  • Analiza

Asnjë takim Trump-Putin në të ardhmen e afërt – ja pse

The Geopost October 22, 2025
BE-ja përgatit rrugë të reja tregtare — dhe një sfidë për Pekinin dhe Moskën — në Samitin e Luksemburgut 6 min read
  • Analiza

BE-ja përgatit rrugë të reja tregtare — dhe një sfidë për Pekinin dhe Moskën — në Samitin e Luksemburgut

The Geopost October 21, 2025

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.