Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • News

Vuçiq del sërish në mbrojtje të Radoiçiqit, ekspertët: Mesazh i rrezikshëm për rajonin

The Geopost July 4, 2026 3 min read
Share the news

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka dalë sërish hapur në mbrojtje të organizatorit të sulmit terrorist në Banjksë, Milan Radoiçiq, duke deklaruar se ai nuk po ndiqet penalisht për sulmin terrorist në Banjskë, por për shkak të Kosovës.

Vuçiq e tha publikisht këtë në fillimjavë, ani pse nga Interpoli është lëshuar njoftim i kuq për Radoiçiqin, për të cilin së fundmi u raportua se i ofrohet siguri nga pjesëtarë të xhandarmërisë serbe.

Dhe jo vetëm Radoiçiq, por edhe Zvonko Veselinoviqit, ani pse të dy janë në listën e zezë të Amerikës, për akuza që lidhen me krim të organizuar dhe korrupsion.

Për zyrtarët qeveritarë të Kosovës kjo deklaratë e presidentit serb dëshmon se sistemi i drejtësisë serbe kontrollohet nga vet ai, i cili njëkohësisht inkurajon sulme ndaj policëve të shtetit kosovar.

Ndërsa ekspertët e sigurisë vlerësojnë mesazh shqetësues dhe kërkojnë reagim më të ashpër nga bashkësia ndërkombëtare.

“Kjo dëshmon atë që bashkësia ndërkombëtare, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe autoritetet e Kosovës e kanë theksuar vazhdimisht. Vuçiqi po e injoron kërkesën e Interpolit, duke treguar shpërfillje të plotë ndaj sundimit të ligjit. Sipas tij, kjo përbën vazhdimësi të luftës hibride kundër Kosovës dhe një mesazh që mund të nxisë elementë ekstremistë serbë të sulmojnë zyrtarë policorë, me bindjen se nuk do të mbajnë përgjegjësi, pasi veprimet e tyre do të arsyetohen si politike. Ai e cilëson këtë si një fazë të re të kërcënimit hibrid që Vuçiqi po e adreson në funksion të tensioneve të brendshme në Serbi”, ka thënë Nuredin Ibishi- ekspert i sigurisë.

Mbrojtja publike e Milan Radoiçiqit, nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, dërgon një mesazh të gabuar dhe rrezikon të inkurajoj veprime destabilizuese në rajon thotë, Gurakuç Kuçi nga Instituti Octopus.

Kjo lidhje e ngushtë mes tyre është edhe njëherë konfirmim i qartë për bashkësinë ndërkombëtare që nuk duhet të suportohet në asnjë masë Serbia me në krye me Aleksandar Vuçiqin, dhe duhet të sanksionohet dhe të krijohen reforma për llogaridhënie dhe ndalim të terrorizmit. Nëse kjo vazhdon me tutje atëherë i bie që në të ardhmen Serbia është duke u nxitur që të kryejë në të ardhmen sulme terroriste në Kosovë, por edhe në vende të tjera fqinje”, ka thënë Gurakuç Kuçi- Instituti Octopus.

Autoritetet serbe nuk kanë ngritur aktakuzë ndaj Radoiçiq ani pse mori përgjegjësinë për sulmin e armatosur në Banjskë në shtator të vitit 2023, në të cilin u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Për më tepër ai vazhdon të jetë i lirë në Serbi, ku ka edhe vendbanim të regjistruar në Beograd.

Prokuroria Speciale e ka përfshirë Radoiçiqin në aktakuzën ndaj 45 personave, duke e cilësuar si organizator dhe udhëheqës të grupit terrorist.

Gjykata Themelore në Prishtinë, në prill, dënoi tre të akuzuar, Bllagoje Spasojeviq dhe Vlladimir Toliq u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërsa Dushan Maksimoviq me 30 vjet burgim. Ndërkohë, të akuzuarit e tjerë, përfshirë edhe Milan Radoiçiqin, vazhdojnë të jenë në arrati.

Ndërkohë, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë përsëritur vazhdimisht kërkesën që autoritetet në Serbi t’i arrestojnë dhe t’i ndjekin penalisht përgjegjësit për sulmin në Banjskë./RTK

Tags: Aleksandar Vuçiq Milan Radoiçiq Serbia

Continue Reading

Previous: Shqipëria hap shkollën e fluturimit, fton Kosovën që ta shfrytëzojë për stërvitje
Next: Frikësohet Putin, kërkon operatorë dronësh për mbrojtjen e Moskës

Demokratët Evropianë kundërshtojnë propozimin e Vuçiqit: Ballkani s’mund të anëtarësohet në BE si një bllok i vetëm 1 min read
  • Ballkan

Demokratët Evropianë kundërshtojnë propozimin e Vuçiqit: Ballkani s’mund të anëtarësohet në BE si një bllok i vetëm

The Geopost July 19, 2026
Shefi i CIA-s: Një ushtar rus mbijeton mesatarisht 20–30 minuta në Ukrainë 1 min read
  • Botë
  • News

Shefi i CIA-s: Një ushtar rus mbijeton mesatarisht 20–30 minuta në Ukrainë

The Geopost July 18, 2026
Europoli dhe algoritmi i ri kundër terrorizmit 6 min read
  • Analiza
  • News

Europoli dhe algoritmi i ri kundër terrorizmit

The Geopost July 18, 2026
Gjermania dhe Franca nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim në mbrojtje dhe pengim bërthamor 3 min read
  • Botë
  • News

Gjermania dhe Franca nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim në mbrojtje dhe pengim bërthamor

The Geopost July 18, 2026
BE vendos sanksione ndaj grupit rus të teknologjisë së mbrojtjes 2 min read
  • Botë
  • News

BE vendos sanksione ndaj grupit rus të teknologjisë së mbrojtjes

The Geopost July 18, 2026
Rusia përballet me mungesë pajisjesh për anijet Arc7, Kina nuk i eksporton për shkak të sanksioneve 3 min read
  • Botë
  • News

Rusia përballet me mungesë pajisjesh për anijet Arc7, Kina nuk i eksporton për shkak të sanksioneve

The Geopost July 18, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.