Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë
  • News

Frikësohet Putin, kërkon operatorë dronësh për mbrojtjen e Moskës

The Geopost July 4, 2026 2 min read
Share the news

Një nga faqet më të mëdha ruse për punësim online, HeadHunter, ka publikuar një shpallje pune për operatorë dronësh që do të marrin pjesë në mbrojtjen e hapësirës ajrore mbi Moskë. Për këtë pozicion nuk kërkohet përvojë e mëparshme.

Në njoftim thuhet se kërkohen kandidatë për një njësi vullnetare të quajtur “Forcat Rezervë Luftarake”, e cila ka për detyrë “ruajtjen e sigurisë së kryeqytetit duke përdorur zgjidhje moderne teknike dhe sisteme mbikëqyrjeje”. Po ashtu theksohet se personat e përzgjedhur do të punojnë me pajisje të teknologjisë së lartë të dizajnuara për mbrojtjen e hapësirës urbane.

Detyrat e punës përfshijnë përgatitjen para fluturimit dhe menaxhimin e dronëve, kryerjen e misioneve të zbulimit, si dhe fluturime për mbledhjen e të dhënave ditën dhe natën.

Kandidatëve u kërkohen vetëm “aftësi bazike teknike” dhe dëshirë për t’u zhvilluar në këtë fushë. Megjithatë, paga fillestare e ofruar është rreth 1950 dollarë në muaj, që është më e ulët se paga mesatare në Moskë, e cila kalon 2600 dollarë.

Në një vlerësim të brendshëm të punëdhënësit, një person i nënshkruar si “Inspektor kryesor” e përshkruan ekipin si “shumë të mirë dhe të lidhur ngushtë”, duke theksuar mundësi të mira për avancim, ambient pozitiv pune dhe mbështetje nga eprorët. Ai shton se paga lidhet me performancën, duke lejuar rritje të të ardhurave.

Reuters nuk ka mundur të verifikojë se kur është publikuar fillimisht shpallja, por ajo është përditësuar më 1 korrik.

Në qershor, Ukraina ka intensifikuar sulmet me dronë ndaj Moskës, përfshirë dy sulme brenda tre ditësh ndaj një rafinerie të madhe nafte brenda unazës së qytetit. Kremlini ka deklaruar se po ndërmerren masa për forcimin e mbrojtjes ndaj këtyre sulmeve.

Ndërkohë, Rusia këtë javë ka kryer sulmin më vdekjeprurës ndaj Kievit këtë vit, duke vrarë të paktën 30 persona.

Tags: Drone Rusia Vladimir Putin

Continue Reading

Previous: Vuçiq del sërish në mbrojtje të Radoiçiqit, ekspertët: Mesazh i rrezikshëm për rajonin
Next: SHBA paralajmëron Poloninë: Rusia po përgatit një incident të armatosur në territorin tuaj

Sulmet ruse godasin Kievin gjatë vizitës së kancelarit Merz – publikohen pamjet e sulmit ndaj një prej urave kryesore të kryeqytetit ukrainas 3 min read
  • Botë
  • News

Sulmet ruse godasin Kievin gjatë vizitës së kancelarit Merz – publikohen pamjet e sulmit ndaj një prej urave kryesore të kryeqytetit ukrainas

The Geopost October 4, 2026
Shefi i NATO-s: Jemi më të fortë se Rusia 2 min read
  • Botë
  • News

Shefi i NATO-s: Jemi më të fortë se Rusia

The Geopost October 4, 2026
Ukraina përdori për herë të parë raketën balistike vendase – rëndësia e saj shkon përtej fushëbetejës 2 min read
  • Botë
  • News

Ukraina përdori për herë të parë raketën balistike vendase – rëndësia e saj shkon përtej fushëbetejës

The Geopost October 4, 2026
Rusia përgatitet për një vit tjetër lufte – rrit taksat, rëndohet jeta e rusëve 2 min read
  • Botë
  • News

Rusia përgatitet për një vit tjetër lufte – rrit taksat, rëndohet jeta e rusëve

The Geopost October 4, 2026
Republikanë e demokratë në SHBA bashkohen kundër Serbisë, kërkojnë ndryshime në politikën e Beogradit 5 min read
  • Botë
  • News

Republikanë e demokratë në SHBA bashkohen kundër Serbisë, kërkojnë ndryshime në politikën e Beogradit

The Geopost October 4, 2026
Propozimi për Serbinë “tregon se Kongresi ndjek zhvillimet në mënyrë të pavarur nga Shtëpia e Bardhë” 5 min read
  • Ballkan
  • News

Propozimi për Serbinë “tregon se Kongresi ndjek zhvillimet në mënyrë të pavarur nga Shtëpia e Bardhë”

The Geopost October 3, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.