Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë
  • News

Trumpi thotë se Irani s’është i gatshëm të arrijë “marrëveshjen e duhur”

The Geopost August 23, 2026 2 min read
Share the news

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se nuk beson që Irani është i gatshëm që të arrijë “marrëveshjen e duhur” për t’i dhënë fund konfliktit, duke shtuar se Uashingtoni po shikon se “çfarë do të ndodhë më pas”.

Udhëheqësi amerikan po ashtu tha se Shtetet e Bashkuara kanë “kontrollin e plotë” të zonës përreth Ngushticës kyç të Hormuzit, e cila është mbyllur që nga nisja e konfliktit në fund të shkurtit.

Ndërprerja e trafikut përmes ngushticës ka qenë një nga çështjet qendrore të konfliktit dhe një nga pengesat kryesore për arritjen e një marrëveshjeje, teksa Teherani dhe Uashingtoni kanë qëndrime të ndryshme sa i përket kontrollit mbi këtë rrugë të rëndësishme ujore, raportoi Radio Evropa e Lirë.

Teherani pretendon se e ka kontrollin e plotë të rrugës ujore dhe thotë se ajo do të hapet vetëm pasi Uashingtoni të plotësojë disa kushte.

“Ata do të donin shumë të arrinin një marrëveshje, por, sipas mendimit tim, nuk janë të gatshëm të bëjnë marrëveshjen e duhur”, u tha Trump gazetarëve kur u pyet nëse opsionet ushtarake të SHBA-së kundër Iranit ishin të kufizuara.

Komentet e tij të bëra më 21 gusht erdhën pasi Omani tha se ministrat e Jashtëm të Iranit dhe Omanit kishin diskutuar për rifillimin e negociatave për lundrimin përmes Ngushticës së Hormuzit.

Dy vendet së fundi kanë zhvilluar bisedime për krijimin e një rruge të re që do të garantonte kalim të sigurt përmes kësaj ngushtice.

Tags: Amerika Donad Trump Irani Ngushtica e Hormuzit

Continue Reading

Previous: Autoritetet gjermane: Armatimi i fshehur afër Berlinit ishte destinuar për sulme
Next: SHBA-të po planifikojnë një shtrëngim të mëtejshëm ekonomik ndaj Iranit, kanë vendosur sanksione ndaj Teheranit që nga viti 1979

Burnham: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit-it, Franca dhe Gjermania të kujdesshme ndaj Moskës 2 min read
  • Botë
  • Lajme

Burnham: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit-it, Franca dhe Gjermania të kujdesshme ndaj Moskës

The Geopost October 12, 2026
Çerimagiq: Përmes Vulinit, Serbia promovon mbështetjen ruse për Vuçiqin dhe projektin e “Botës Serbe” 3 min read
  • Ballkan
  • News

Çerimagiq: Përmes Vulinit, Serbia promovon mbështetjen ruse për Vuçiqin dhe projektin e “Botës Serbe”

The Geopost October 11, 2026
Rusia, BE-ja, Kina, SHBA-ja: Kah cili vend anojnë 18 listat zgjedhore në Serbi? 15 min read
  • Ballkan
  • News

Rusia, BE-ja, Kina, SHBA-ja: Kah cili vend anojnë 18 listat zgjedhore në Serbi?

The Geopost October 11, 2026
Shërbimet e inteligjencës evropiane paralajmërojnë: Rusët po përgatisin atentate në të gjithë Evropën 3 min read
  • Botë
  • News

Shërbimet e inteligjencës evropiane paralajmërojnë: Rusët po përgatisin atentate në të gjithë Evropën

The Geopost October 11, 2026
Nga Banjska deri te “Bota Serbe”, zbulohet plani i Vuçiqit dhe Vulinit për destabilizimin e Ballkanit! 2 min read
  • Ballkan
  • News

Nga Banjska deri te “Bota Serbe”, zbulohet plani i Vuçiqit dhe Vulinit për destabilizimin e Ballkanit!

The Geopost October 11, 2026
Bosnje dhe Hercegovina pas zgjedhjeve: Mes Rusisë dhe Perëndimit 9 min read
  • Ballkan
  • News

Bosnje dhe Hercegovina pas zgjedhjeve: Mes Rusisë dhe Perëndimit

The Geopost October 11, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.