Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • News

“S’jemi kali i Trojës i Rusisë, Serbia mbështet Ukrainën”, thotë Bërnabiq, por nuk përmend sanksionet ndaj Moskës

The Geopost July 6, 2026 2 min read
Share the news

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë dhe ish-kryeministrja, Ana Brnabiq, ka deklaruar se Serbia ka mbështetur Ukrainën që nga fillimi i pushtimit rus dhe ka mohuar pretendimet se Beogradi është “kali i Trojës” i Rusisë në Evropë.

Megjithatë, në deklaratat e saj nuk ka përmendur faktin se Serbia vazhdon të mos vendosë sanksione ndaj Rusisë, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të Bashkimit Evropian.

Në një intervistë për Euronews, Brnabiq tha se Serbia i ka ofruar Ukrainës më shumë se 60 milionë euro ndihmë financiare dhe humanitare që nga shkurti i vitit 2022, ndonëse nuk ka dërguar ndihmë ushtarake.

“Gjatë muajve më të vështirë të dimrit, ne i dërguam Ukrainës pajisje elektrike, gjeneratorë dhe pjesë rezervë, madje edhe nga rezervat tona, kur ato nuk mund të gjendeshin në treg”, tha ajo.

Sipas Brnabiqit, kjo mbështetje ka ndihmuar në krijimin e marrëdhënieve të mira mes Beogradit dhe Kievit, duke shtuar se presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy janë në kontakt të vazhdueshëm.

Ajo hodhi poshtë edhe pretendimet se Serbia vepron në interes të Rusisë.

“Ne serbët nuk jemi ‘rusë të vegjël’. Serbia është një shtet autonom, i pavarur dhe sovran me gati një mijë vjet histori. Po, kemi marrëdhënie tradicionalisht të mira me Rusinë, por kjo nuk do të thotë se nuk ka pasur mospajtime”, deklaroi Brnabiq.

Ajo theksoi se Rusia e ka kritikuar Serbinë për votat e saj në Kombet e Bashkuara që dënojnë agresionin rus ndaj Ukrainës dhe për ndihmën që Beogradi i ka ofruar Kievit.

Megjithatë, në intervistë Brnabiq nuk përmendi se Serbia mbetet i vetmi vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian që nuk i është bashkuar sanksioneve të BE-së kundër Rusisë pas nisjes së pushtimit të Ukrainës në vitin 2022.

Tags: Ana Brnabiq Rusia Serbia

Continue Reading

Previous: Trump, bisedë telefonike me Putin dhe Zelenskyn – diskutohet fundi i luftës
Next: Brukseli i dërgon mesazh Republikës Srpska: Distancohuni nga Rusia

Çerimagiq: Përmes Vulinit, Serbia promovon mbështetjen ruse për Vuçiqin dhe projektin e “Botës Serbe” 3 min read
  • Ballkan
  • News

Çerimagiq: Përmes Vulinit, Serbia promovon mbështetjen ruse për Vuçiqin dhe projektin e “Botës Serbe”

The Geopost October 11, 2026
Rusia, BE-ja, Kina, SHBA-ja: Kah cili vend anojnë 18 listat zgjedhore në Serbi? 15 min read
  • Ballkan
  • News

Rusia, BE-ja, Kina, SHBA-ja: Kah cili vend anojnë 18 listat zgjedhore në Serbi?

The Geopost October 11, 2026
Shërbimet e inteligjencës evropiane paralajmërojnë: Rusët po përgatisin atentate në të gjithë Evropën 3 min read
  • Botë
  • News

Shërbimet e inteligjencës evropiane paralajmërojnë: Rusët po përgatisin atentate në të gjithë Evropën

The Geopost October 11, 2026
Nga Banjska deri te “Bota Serbe”, zbulohet plani i Vuçiqit dhe Vulinit për destabilizimin e Ballkanit! 2 min read
  • Ballkan
  • News

Nga Banjska deri te “Bota Serbe”, zbulohet plani i Vuçiqit dhe Vulinit për destabilizimin e Ballkanit!

The Geopost October 11, 2026
Bosnje dhe Hercegovina pas zgjedhjeve: Mes Rusisë dhe Perëndimit 9 min read
  • Ballkan
  • News

Bosnje dhe Hercegovina pas zgjedhjeve: Mes Rusisë dhe Perëndimit

The Geopost October 11, 2026
Ish-ministri gjerman për deklaratën e Daçiç-it: Kjo rrugë çon drejt luftës, jo BE-së 1 min read
  • Ballkan
  • News

Ish-ministri gjerman për deklaratën e Daçiç-it: Kjo rrugë çon drejt luftës, jo BE-së

The Geopost October 11, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.