Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë
  • News

Trump, bisedë telefonike me Putin dhe Zelenskyn – diskutohet fundi i luftës

The Geopost July 5, 2026 1 min read
Share the news

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka zhvilluar bisedë telefonike me udhëheqësit e Ukrainës dhe Rusisë, mes festimeve të 4 Korrikut në SHBA.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se pati një “bisedë telefonike shumë të mirë” me Trumpin, në të cilën ai uroi SHBA-në për 250-vjetorin e saj dhe diskutoi situatën aktuale në vijën e frontit të luftës në Ukrainë.

Zelensky shtoi se ekzistonte një “perspektivë reale” për t’i dhënë fund konfliktit dhe se ai dhe Trump kishin rënë dakord të vazhdonin bisedimet e tyre gjatë Samitit të ardhshëm të NATO-s në Ankara, i cili do të zhvillohet nga 7 deri në 8 korrik.

Presidenti rus Vladimir Putin foli gjithashtu me Trumpin

Në një deklaratë, Yuri Ushakov, një ndihmës presidencial, tha se Putin i përcolli urimet e tij Trumpit për festën amerikane në një telefonatë që zgjati një orë e njëzet e pesë minuta.

“Presidentët natyrshëm prekën çështjen e zgjidhjes së çështjes ukrainase, duke përfshirë edhe pjesëmarrjen e ardhshme të Donald Trumpit në samitin e NATO-s në Turqi më 7-8 korrik”, tha ai.

Ushakov shtoi se Trump kishte “riafirmuar gatishmërinë e tij për të lehtësuar ndërprerjen sa më të shpejtë të armiqësive dhe kërkimin e zgjidhjeve paqësore për të kapërcyer krizën”.

Tags: Donad Trump Rusia SHBA Ukraina Vladimir Putin Volodymyr Zelensky

Continue Reading

Previous: Ministri i Serbisë në Teheran për ceremoninë e lamtumirës së Khameneit
Next: SHBA-të presin që udhëheqësit e NATO-s të diskutojnë sigurinë e Ngushticës së Hormuzit në samit në Ankara

Estonia zhvendos trupat pranë kufirit me Rusinë, përgatitet për një sulm të mundshëm 4 min read
  • Botë

Estonia zhvendos trupat pranë kufirit me Rusinë, përgatitet për një sulm të mundshëm

The Geopost October 5, 2026
Putini po teston kufijtë e Perëndimit – MacMillan: Rusia po sillet si një shtet mashtrues 6 min read
  • Botë

Putini po teston kufijtë e Perëndimit – MacMillan: Rusia po sillet si një shtet mashtrues

The Geopost October 5, 2026
“Tela me gjemba inteligjentë”: Kurthi i ri i Ukrainës për dronët 4 min read
  • Botë
  • News

“Tela me gjemba inteligjentë”: Kurthi i ri i Ukrainës për dronët

The Geopost October 4, 2026
Sulmet ruse godasin Kievin gjatë vizitës së kancelarit Merz – publikohen pamjet e sulmit ndaj një prej urave kryesore të kryeqytetit ukrainas 3 min read
  • Botë
  • News

Sulmet ruse godasin Kievin gjatë vizitës së kancelarit Merz – publikohen pamjet e sulmit ndaj një prej urave kryesore të kryeqytetit ukrainas

The Geopost October 4, 2026
Shefi i NATO-s: Jemi më të fortë se Rusia 2 min read
  • Botë
  • News

Shefi i NATO-s: Jemi më të fortë se Rusia

The Geopost October 4, 2026
Ukraina përdori për herë të parë raketën balistike vendase – rëndësia e saj shkon përtej fushëbetejës 2 min read
  • Botë
  • News

Ukraina përdori për herë të parë raketën balistike vendase – rëndësia e saj shkon përtej fushëbetejës

The Geopost October 4, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.