Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë
  • News

Mes tensioneve në rritje, mbyllet hapësira ajrore në pjesën perëndimore të Iranit

The Geopost May 23, 2026 1 min read
Share the news

Organizata e Aviacionit Civil e Iranit njoftoi për kufizime të përkohshme në pjesën perëndimore të hapësirës ajrore të vendit.

Ky vendim vjen në kohën e rritjes së tensioneve, me raportime që thonë se Shtetet e Bashkuara po e shqyrtojnë mundësinë e rinisjes së veprimit ushtarak ndaj Iranit, teksa përpjekjet diplomatike vazhdojnë.

Sipas Njoftimit të fundit për Misione Ajrore (NOTAM), të gjitha fluturimet e pasagjerëve mbi pjesën perëndimore të Iranit përballen me kufizime të ashpra.

Aktualisht, vetëm tetë aeroporte në Iran lejohen të operojnë, përfshirë aeroportin Mehrabad në Teheran dhe aeroportet Imam Khomeini, si dhe aeroportet në Isfahan dhe Jazd.

Në këto aeroporte operative, fluturimet kufizohen vetëm gjatë orëve të ditës (nga lindja deri në perëndim të diellit), dhe kompanitë ajrore duhet të marrin një leje të re nga Organizata e Aviacionit Civil për secilin fluturim veç e veç.

Sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit nisën në fund të shkurtit. Por, që nga prilli është në fuqi një armëpushim i ndërmjetësuar nga Pakistani.

Palët po zhvillojnë përpjekje diplomatike për arritjen e një marrëveshjeje për përfundimin e luftës nën ndërmjetësimin e Pakistanit.

Megjithatë, presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar se mund të rinisin sulmet nëse Teherani nuk i përgjigjet pozitivisht propozimit amerikan për paqe./REL

Tags: Iran SHBA

Continue Reading

Previous: Britania simulon luftën me Rusinë – nisin stërvitjet ushtarake në metrotë e vendit
Next: Polonia forcon krahun lindor të NATO-s me aeroplanët luftarakë amerikanë F-35

Britania rrit gatishmërinë ushtarake – u shkruan 100 mijë ish-ushtarakëve në kuadër të planeve për mobilizim 3 min read
  • Botë

Britania rrit gatishmërinë ushtarake – u shkruan 100 mijë ish-ushtarakëve në kuadër të planeve për mobilizim

The Geopost November 26, 2026
Ku çojnë gjurmët e Vesellinoviqit dhe Radoiçiqit? 9 min read
  • News

Ku çojnë gjurmët e Vesellinoviqit dhe Radoiçiqit?

The Geopost November 26, 2026
Sabotazhe, sulme dhe kërcënime në disa shtete evropiane, Rusia po e intensifikon luftën hibride kundër Perëndimit 6 min read
  • Botë
  • Siguri

Sabotazhe, sulme dhe kërcënime në disa shtete evropiane, Rusia po e intensifikon luftën hibride kundër Perëndimit

The Geopost November 26, 2026
Putini shpërblen mbi 100 punonjës të televizionit rus për kontributin në propagandën e Kremlinit 2 min read
  • Botë

Putini shpërblen mbi 100 punonjës të televizionit rus për kontributin në propagandën e Kremlinit

The Geopost November 26, 2026
I dërguari i Trumpit vë në pikëpyetje garancitë e sigurisë për Ukrainën 2 min read
  • Botë

I dërguari i Trumpit vë në pikëpyetje garancitë e sigurisë për Ukrainën

The Geopost November 26, 2026
Merz: Rusia synon më shumë se pushtimin e Ukrainës, Evropa duhet t’i vendosë kufij Moskës 2 min read
  • News

Merz: Rusia synon më shumë se pushtimin e Ukrainës, Evropa duhet t’i vendosë kufij Moskës

The Geopost November 25, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.