Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë
  • News

Polonia forcon krahun lindor të NATO-s me aeroplanët luftarakë amerikanë F-35

The Geopost May 23, 2026 1 min read
Share the news

Polonia ka marrë dërgesën e parë të aeroplanëve luftarakë F-35 nga SHBA, ndërsa shton përpjekjet për të forcuar mbrojtjen në krahun lindor të NATO-s.

Ministri polak i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz, priti mirë tre aeroplanët luftarakë teksa zbarkuan në bazën ajrore të Lask, duke përshëndetur ata që ai i quajti “rojet e reja të qiellit polak”.

“Këta janë aeroplanët e parë luftarakë të gjeneratës së 5-të në krahun lindor të NATO-s, të aftë të zbulojnë kërcënimet përpara se ato vetë të dallohen”, shkroi ai në X.

“Për Poloninë, kjo nuk është thjesht pajisje e re, por një hap drejt ligës globale elitare të forcave ajrore moderne”, shtoi ai.

Raportohet se Polonia ka porositur nga SHBA 32 aeroplanë luftarakë shumërolësh F-35, të cilët janë ndërtuar nga kontraktori i mbrojtjes Lockheed Martin.

Aeroplanët konsiderohen si disa nga aeroplanët luftarakë më të përparuar që operohen aktualisht nga shtetet e NATO-s.

Në Evropë, F-35 janë në shërbim të kombeve si Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Norvegjia, Holanda, Belgjika, Italia dhe Danimarka.

Polonia nënshkroi kontratën për të blerë 32 aeroplanë luftarakë në vitin 2020. Dërgesat e të gjithë aeroplanëve pritet të përfundojnë deri në vitin 2030.

Tags: NATO Polonia SHBA

Continue Reading

Previous: Mes tensioneve në rritje, mbyllet hapësira ajrore në pjesën perëndimore të Iranit
Next: Protesta të dhunshme në Serbi kundër qeverisë, presion Vuçiqit për të shpallur zgjedhje të parakohshme

Kush është Radomir Saiçiq, kandidati për president të Serbisë nga Lëvizja Studentore? 4 min read
  • News

Kush është Radomir Saiçiq, kandidati për president të Serbisë nga Lëvizja Studentore?

The Geopost November 27, 2026
Lituania kërkon që BE-ja ta shpallë GRU-në ruse organizatë terroriste 4 min read
  • Botë
  • News

Lituania kërkon që BE-ja ta shpallë GRU-në ruse organizatë terroriste

The Geopost November 27, 2026
Presidenti çek i bën thirrje NATO-s të rrëzojë armët ruse në hapësirën ajrore të Aleatëve 4 min read
  • Botë
  • News

Presidenti çek i bën thirrje NATO-s të rrëzojë armët ruse në hapësirën ajrore të Aleatëve

The Geopost November 27, 2026
Ku ndodhen Radoiçiq dhe Veselinoviq? “Vakumi politik” si mundësi për t’u larguar dhe përpjekja për kontakt me Vuçiqin para arratisjes 6 min read
  • Ballkan
  • News

Ku ndodhen Radoiçiq dhe Veselinoviq? “Vakumi politik” si mundësi për t’u larguar dhe përpjekja për kontakt me Vuçiqin para arratisjes

The Geopost November 27, 2026
Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, ç’ thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës? 1 min read
  • Ballkan
  • News

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, ç’ thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

The Geopost November 27, 2026
SHBA-ja miraton shitjen e pajisjeve për mirëmbajtjen e F-16-ve të Ukrainës në vlerë prej 621.9 milionë dollarësh 1 min read
  • Botë
  • News

SHBA-ja miraton shitjen e pajisjeve për mirëmbajtjen e F-16-ve të Ukrainës në vlerë prej 621.9 milionë dollarësh

The Geopost November 27, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.