Dhjetëra mijëra njerëz, të udhëhequr nga studentët universitarë, janë mbledhur në kryeqytetin serb për të protestuar kundër qeverisë dhe për të kërkuar zgjedhje të parakohshme.
Tragjedia në stacionin hekurudhor të Novi Sadit në nëntor 2024, ku humbën jetën 16 persona, nxiti protesta kundër korrupsionit, duke kërkuar një hetim transparent dhe duke detyruar kryeministrin e atëhershëm, Milos Vuçeviq, të japë dorëheqjen.
Me studentët në krye të lëvizjes antikorrupsion, demonstratat janë shndërruar në një fushatë për t’i bërë presion presidentit Aleksandar Vuçiq që të shpallë zgjedhje të parakohshme.
Vuçiq deklaroi këtë javë se votimet mund të mbahen mes shtatorit dhe nëntorit të këtij viti.
Protestuesit u drejtuan drejt një sheshi qendror në kryeqytetin Beograd nga disa drejtime, shumë prej tyre duke mbajtur pankarta dhe veshur bluza me sloganin “Studentët fitojnë”, motoja e lëvizjes rinore.
Kolona veturash mbërritën në Beograd nga qytete të tjera të Serbisë më herët gjatë ditës.
Raportohet se kompania shtetërore hekurudhore e Serbisë anuloi të gjitha trenat drejt dhe nga Beogradi të shtunën, në përpjekje për të ndaluar të paktën një pjesë të njerëzve që të vinin nga pjesë të tjera të vendit ballkanik.

Mujanoviq: Serbia bashkëpunon ngushtë me Rusinë kundër interesave të Kosovës dhe Bosnjës
BE-ja e shqetësuar për praninë e Radoiçiqit në tubimin e SNS-së, kërkon drejtësi për Banjskën
Instituti Boshnjak në Sarajevë anulon koncertin e muzikantëve rusë për shkak të organizatorëve kontroversë
Ish-aktivisti i SNS-së së Vuçiqit: Banditë të paguar, blerje votash dhe para në dorë për operacione politike në Serbi
Stefanoviq: Opozita duhej t’i hapte rrugë Listës së Studentëve përballë regjimit të Vuçiqit
Kosova diskuton me SHBA-në blerjen e helikopterëve Black Hawk