Kanalet në Telegram “Bunt je stanje duha” dhe “Bunker” kanë publikuar pretendimin se një pjesëtar i Policisë së Kosovës, gjatë shënimit të Vidovdanit në Gazimestan, “po arrestonte një baba me një fëmijë të vogël në krahë”, duke lënë të kuptohet se policët e Kosovës janë sjellë në mënyrë të dhunshme ndaj fëmijës.
Megjithatë, analiza e videos së plotë tregon se ky pretendim është manipulues.
Çfarë publikuan kanalet “Bunt je stanje duha” dhe “Bunker”?
Kanali “Bunt je stanje duha” publikoi një mesazh ku pretendohet se në Gazimestan “po arrestohet një baba me një fëmijë të vogël në krahë”.
Ndërkaq, kanali “Bunker” publikoi një fotografi bardh e zi ku shihet një fëmijë duke qarë në krahët e një burri, përballë një polici të Kosovës, me mbishkrimin: “Mos i prekni fëmijët!!!!”
Analiza
Kanalet e lartpërmendura në Telegram dezinformojnë duke pretenduar se pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë vepruar në mënyrë agresive dhe kanë rrezikuar sigurinë dhe mirëqenien e fëmijës që po qante.
Publikimet janë paraqitur në mënyrë që te publiku të krijohet përshtypja se Policia e Kosovës ka ushtruar dhunë ndaj babait dhe fëmijës gjatë ngjarjes në Gazimestan.
Megjithatë, videoja e plotë e ngjarjes tregon një situatë krejtësisht ndryshe.
Në video shihet një burrë që mban në krahë një vajzë të vogël që po qan, ndërsa zyrtarët policorë kryejnë veprimet e tyre zyrtare.
Në fillim të videos, nga sekonda 00:01 deri në 00:03, një polic i afrohet vajzës së vogël dhe e ledhaton butësisht në kokë për ta qetësuar. Ky gjest tregon kujdes dhe përpjekje për ta ngushëlluar fëmijën.
Në asnjë moment të videos nuk shihet ndonjë kontakt i dhunshëm i policit me vajzën.
Përfundim
Publikimi në Telegram lë jashtë pikërisht këtë pjesë të videos dhe, përmes një mesazhi emocional, krijon përshtypjen se fëmija ishte viktimë e brutalitetit policor. Një paraqitje e tillë selektive e ngjarjes kontribuon në përhapjen e dezinformatave dhe rritjen e tensioneve në publik.
Pamjet video të disponueshme tregojnë se pretendimet për sjellje të keqe të Policisë së Kosovës ndaj vajzës së vogël nuk mbështeten në fakte.
Përkundrazi, në video shihet qartë se polici i afrohet fëmijës që po qan dhe e ledhaton butësisht në kokë, duke u përpjekur ta qetësojë.

The Geopost

Shefi i CIA-s: Një ushtar rus mbijeton mesatarisht 20–30 minuta në Ukrainë
Europoli dhe algoritmi i ri kundër terrorizmit
Gjermania dhe Franca nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim në mbrojtje dhe pengim bërthamor
BE vendos sanksione ndaj grupit rus të teknologjisë së mbrojtjes
Rusia përballet me mungesë pajisjesh për anijet Arc7, Kina nuk i eksporton për shkak të sanksioneve
Komisioni Evropian: Mali i Zi po bën përparim, Serbia ende përballet me sfida serioze