Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • News

FSK-ja merr pjesë në ushtrimin “Golden Sabre” të organizuar nga KFOR-i

The Geopost November 20, 2026 1 min read
Share the news

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka marrë pjesë në ushtrimin fushor “Golden Sabre”, të organizuar nga misioni i KFOR-it, ku janë angazhuar disa prej institucioneve kryesore të sigurisë në Kosovë.

Në këtë ushtrim, përveç KFOR-it dhe FSK-së, kanë marrë pjesë edhe Policia e Kosovës, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) dhe Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave (AME).

Sipas njoftimit të FSK-së, ushtrimi kishte për qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional, avancimin e ndërveprueshmërisë dhe rritjen e gatishmërisë për reagim të përbashkët në situata të ndryshme të sigurisë dhe emergjencave.

Ushtrimi është përmbyllur me demonstrime praktike në Kampin e Vrellës, ku institucionet pjesëmarrëse kanë prezantuar aftësitë e tyre operacionale, procedurat e reagimit dhe koordinimin në skenarë të ndryshëm emergjentë dhe të sigurisë.

FSK-ja ka vlerësuar se pjesëmarrja në këtë aktivitet dëshmon përkushtimin për bashkëpunim të vazhdueshëm me KFOR-in dhe institucionet e tjera të sigurisë në Kosovë, me synimin e forcimit të sigurisë dhe stabilitetit në vend.

Tags: Eulex FSK Kosova NATO

Continue Reading

Previous: Shefi i NATO-s minimizon frikën për një “Jaltë 2.0” pas samitit Trump-Putin-Xi
Next: Shpërthim në Poloni, dyshohet se vendi është goditur nga një raketë ose dron

Policia serbe nuk sqaron nëse Radoiçiq ka kaluar kufirin 3 min read
  • Ballkan
  • News

Policia serbe nuk sqaron nëse Radoiçiq ka kaluar kufirin

The Geopost November 20, 2026
Regjimi i Vuçiqit nën akuza të reja: BIA përdorej për të ndjekur kundërshtarët politikë 7 min read
  • Ballkan

Regjimi i Vuçiqit nën akuza të reja: BIA përdorej për të ndjekur kundërshtarët politikë

The Geopost November 20, 2026
Hungaria pritet të heqë veton, Ukrainës i hapet rruga drejt BE-së 1 min read
  • Botë
  • News

Hungaria pritet të heqë veton, Ukrainës i hapet rruga drejt BE-së

The Geopost November 20, 2026
Shpërthimi në Poloni, NATO ngre në ajër aeroplanët luftarakë 1 min read
  • Botë
  • News

Shpërthimi në Poloni, NATO ngre në ajër aeroplanët luftarakë

The Geopost November 20, 2026
Shpërthim në Poloni, dyshohet se vendi është goditur nga një raketë ose dron 1 min read
  • Botë
  • News

Shpërthim në Poloni, dyshohet se vendi është goditur nga një raketë ose dron

The Geopost November 20, 2026
Shefi i NATO-s minimizon frikën për një “Jaltë 2.0” pas samitit Trump-Putin-Xi 3 min read
  • Botë
  • News

Shefi i NATO-s minimizon frikën për një “Jaltë 2.0” pas samitit Trump-Putin-Xi

The Geopost November 20, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.