Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë
  • News

Shefi i NATO-s minimizon frikën për një “Jaltë 2.0” pas samitit Trump-Putin-Xi

The Geopost November 20, 2026 3 min read
Share the news

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, i minimizoi të enjten shqetësimet se një samit në Kinë – në mes të presidentit amerikan Donald Trump, presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit kinez Xi Jinping – mund të çonte në një ndarje të re të sferave të ndikimit, të ngjashme me atë të Jaltës.

“Mendoj se është e rëndësishme që liderët të takohen, siç është ky takim në Kinë”, u tha Rutte gazetarëve në Berlin, kur u pyet nëse ishte i shqetësuar për këtë samit. “E konsideroj këtë gjë normale, ndaj nuk jam aspak i shqetësuar”.

Rutte i bëri këto komente ndërsa u përgjigjej pyetjeve në Berlin, në prag të takimit të “Koalicionit të Vullnetmirëve” për Ukrainën, të organizuar nga kancelari Friedrich Merz.

Kur u pyet lidhur me faktin se Trump e quajti Putinin “mik” gjatë takimit në Kinë, kreu i NATO-s theksoi se takimet mes liderëve të fuqive të mëdha janë diçka normale.

“Është e rëndësishme që liderët të takohen, përfshirë këtu edhe ata të fuqive bërthamore”, tha më tej ai. “Pra, është krejtësisht normale që këta njerëz të takohen, që të ketë takime dhe që ata të përpiqen të bien dakord për rrugën më të mirë përpara”.

Rutte shtoi se Trump “ka bërë përpjekje të jashtëzakonshme për të arritur paqen në Ukrainë, dhe për këtë mund vetëm ta përgëzoj”.

Disa politikanë evropianë shprehën shqetësimin, para samitit në Kinë, se ai mund të shndërrohej në një “Jaltë 2.0” – një aludim për Konferencën e Jaltës të vitit 1945, ku fuqitë e mëdha e ndanë Evropën e pasluftës në sfera ndikimi.

Ata kishin frikë se Trump mund t’i bënte lëshime Rusisë lidhur me Ukrainën, dhe se mund të krijohej një ndarje e re globale e zonave të ndikimit mes fuqive të mëdha, e vendosur pa praninë e Evropës në tryezë.

Sidoqoftë, presidenti lituanez Gitanas Nauseda u tha gazetarëve se nuk pret që samiti të shndërrohet në një “Jaltë” të re.

“Besoj se tema e diskutimeve nuk ishte ndarja apo sferat e ndikimit. Kishte tema të tjera diskutimi”, tha ai.

“Sigurisht, për mua është interesante të kuptoj se si dy vende, Kina dhe Rusia, do të jenë nismëtare të reformës në Kombet e Bashkuara, duke qenë se ato vazhdimisht i kundërshtojnë reformat, për shkak të së drejtës së vetos”, shtoi ai.

Nauseda përsëriti qëndrimin e Evropës se çdo diskutim mbi të ardhmen e Ukrainës duhet të përfshijë ukrainasit dhe evropianët.

“Parimi duhet të jetë i qartë: asnjë diskutim për të ardhmen e Ukrainës pa Ukrainën, asnjë diskutim për të ardhmen e Evropës pa Evropën”, theksoi ai.

Tags: Donald Trump NATO Ukraina Vladimir Putin

Continue Reading

Previous: BE-ja propozon një kredi të re prej 45 miliardë eurosh për Ukrainën – sa do të kushtojë dhe a do të kthehet?
Next: FSK-ja merr pjesë në ushtrimin “Golden Sabre” të organizuar nga KFOR-i

Policia serbe nuk sqaron nëse Radoiçiq ka kaluar kufirin 3 min read
  • Ballkan
  • News

Policia serbe nuk sqaron nëse Radoiçiq ka kaluar kufirin

The Geopost November 20, 2026
Hungaria pritet të heqë veton, Ukrainës i hapet rruga drejt BE-së 1 min read
  • Botë
  • News

Hungaria pritet të heqë veton, Ukrainës i hapet rruga drejt BE-së

The Geopost November 20, 2026
Shpërthimi në Poloni, NATO ngre në ajër aeroplanët luftarakë 1 min read
  • Botë
  • News

Shpërthimi në Poloni, NATO ngre në ajër aeroplanët luftarakë

The Geopost November 20, 2026
Shpërthim në Poloni, dyshohet se vendi është goditur nga një raketë ose dron 1 min read
  • Botë
  • News

Shpërthim në Poloni, dyshohet se vendi është goditur nga një raketë ose dron

The Geopost November 20, 2026
FSK-ja merr pjesë në ushtrimin “Golden Sabre” të organizuar nga KFOR-i 1 min read
  • Ballkan
  • News

FSK-ja merr pjesë në ushtrimin “Golden Sabre” të organizuar nga KFOR-i

The Geopost November 20, 2026
BE-ja propozon një kredi të re prej 45 miliardë eurosh për Ukrainën – sa do të kushtojë dhe a do të kthehet? 7 min read
  • Botë
  • News

BE-ja propozon një kredi të re prej 45 miliardë eurosh për Ukrainën – sa do të kushtojë dhe a do të kthehet?

The Geopost November 20, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.