Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • News

Vuçiqi flet me gjuhën e armëve: Rikthen shërbimin ushtarak dhe hap fabrikë dronësh

The Geopost June 29, 2026 2 min read
Share the news

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e shfrytëzoi shënimin e Vidovdanit për një demonstrim të ri të fuqisë ushtarake, duke njoftuar në aeroportin ushtarak në Batajnicë se Serbia do ta rikthejë përfundimisht shërbimin e detyrueshëm ushtarak duke filluar nga muaji mars.

Me një retorikë të ashpër që kujton politikat e viteve nëntëdhjetë, Vuçiq deklaroi se ushtria do të bëhet “edhe më e fortë”, duke dërguar një mesazh të qartë për rajonin dhe partnerët perëndimorë pikërisht në një datë me simbolikë të rëndë historike dhe nacionaliste.

Përveç dërgimit të të rinjve dhe të rejave në kazerma, ai paralajmëroi import masiv të armatimit të ri, si dhe nisjen urgjente të një fabrike për prodhimin e dronëve luftarakë.

Gjatë paraqitjes ushtarake të organizuar për Vidovdan në Batajnicë, ku ishin të rreshtuar drejtuesit më të lartë ushtarakë së bashku me ministrin Gašiq dhe gjeneralin Mojsiloviq, Vuçiq njoftoi përshpejtimin e procedurave për rikthimin e shërbimit ushtarak nga muaji mars, si dhe blerjen jotransparente të armatimit të ri.

Ai u tha qytetarëve se “ka edhe shumë gjëra të tjera që po vijnë”, pa zbuluar koston dhe origjinën e kësaj pajisjeje ushtarake.

Gjithashtu, zgjedhja e Vidovdanit për t’u bërë të ditur të rinjve se nga marsi do të shkojnë në kazerma, e shoqëruar me njoftime për fabrika të reja të dronëve, vështirë se mund të konsiderohet rastësi.

Beogradi duket se e përdor këtë datë për të rritur tensionet dhe për të demonstruar forcën ushtarake.

Me veprime të tilla, Serbia rikthehet te politika e vjetër e frikësimit të fqinjëve, duke rrezikuar njëkohësisht izolimin e saj në skenën ndërkombëtare.

The Geopost

Tags: Aleksandar Vuçiq Serbia

Continue Reading

Previous: Kanalet pro-serbe në Telegram dezinformojnë për sjelljen e policit në Gazimestan
Next: Kandiq ngre dyshime për varr masiv të mundshëm në Pasuljanske Livade të Serbisë

Franca heton ndërhyrjen e dyshuar ruse në zgjedhjet presidenciale 2 min read
  • Botë
  • News

Franca heton ndërhyrjen e dyshuar ruse në zgjedhjet presidenciale

The Geopost August 20, 2026
Në Zubin Potok identifikohen mbetje kockore të së paku 23 personave 2 min read
  • Ballkan
  • News

Në Zubin Potok identifikohen mbetje kockore të së paku 23 personave

The Geopost August 19, 2026
RT Balkan dezinformon për KFOR-in dhe Rezolutën 1244 4 min read
  • Fact Checking
  • News

RT Balkan dezinformon për KFOR-in dhe Rezolutën 1244

The Geopost August 18, 2026
Arkitektura e propagandës: Si mediat pro-Vuçiq e mbajnë gjallë narrativën kundër Kosovës 7 min read
  • News

Arkitektura e propagandës: Si mediat pro-Vuçiq e mbajnë gjallë narrativën kundër Kosovës

The Geopost August 17, 2026
SHBA-ja paralajmëron izolim “të paprecedentë” ekonomik të Iranit – çfarë mund të nënkuptojë kjo? 9 min read
  • News

SHBA-ja paralajmëron izolim “të paprecedentë” ekonomik të Iranit – çfarë mund të nënkuptojë kjo?

The Geopost August 17, 2026
Kaliningradi nën presionin e luftës: Propaganda e Kremlinit përballë realitetit të përditshëm 9 min read
  • News

Kaliningradi nën presionin e luftës: Propaganda e Kremlinit përballë realitetit të përditshëm

The Geopost August 17, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.