Grupe serbe në rrejte sociale kanë filluar publikimin e materialeve propaganduese lidhur me manifestimin e “Vidovdanit”.
Në një foto të publikuar në Telegram, propagandohet se një polic i Kosovës ka sjellje jo të mirë ndaj një fëmije, me përshkrimin “ Mos na i prek fëmijët”.
Në fakt polici që shihet në foto, në atë moment është duke biseduar në telefon dhe nuk ka asnjë kontakt me fëmijën apo burrin që ishte me të.
Por, nga video e atij momenti, situata është e kundërt.
Një tjetër pjesëtar i Policisë së Kosovës tregon kujdes ndaj një vajze të vogël e cila po qante që ishte në krahët e një burri serb në Gazimestan.
Policia e Kosovës ka arrestuar disa serbë gjatë përfundimit të manifestimit të “Vidovdanit” në Gazimestan.
Me këngë e lutje fetare ka përfunduar festa e serbëve në Gazimestan. Qindra serbë nga Kosova u mblodhën në shënimin e festës së ashtuquajtur “Vidovdan”.
Si shkak i mbledhjes së serbëve në Gazimestan, i cili ndodhet afër Obiliqit, u krijuan kolona të gjata në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.
Serbët manifestimin e “Vidovdnatit” përpiqet ta shfrytëzojnë për të dhënë mesazhe nacionaliste edhe përmes veshjeve me mbishkrime të ndryshme.
Por, Policia e Kosovës tash e sa vite merr masa që një gjë e tillë të parandalohet.


YouTuberët austriakë depërtojnë në Batajnicë, publikojnë pamje të bazës ku Serbia operon avionë dhe dronë
Propozimi për Serbinë “tregon se Kongresi ndjek zhvillimet në mënyrë të pavarur nga Shtëpia e Bardhë”
“Malit të Zi i kushtëzohet hyrja në BE”, Kroacia i kërkon pasuri me vlerë mbi 2.4 miliardë euro
Projektligji për Serbinë dorëzohet në Senatin amerikan – parashihen sanksione për destabilizim të Ballkanit
Kë, në fakt, përfaqësojnë partitë “ruse” në Serbi?
A po e ringjall Putini “Serbinë e Madhe”?