Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • News

Sondazhi i NSPM: Opozita dhe studentët në avantazh, SNS bie në 35 për qind

The Geopost February 26, 2026 2 min read

31.07.2022., Beograd - Beograd na vodi (Belgrade Waterfront) je novi urbani centar u Beogradu smjesten na milijun kvadratnih metara, koji nudi prvoklasni stambeni i poslovni prostor. U sklopu projekta nalaze se hoteli svjetske klase, mjesta za kulturu, obrazovne institucije, moderni zdravstveni centri i sirok spektar atrakcija i objekata za odmor i zabavu. Beograd na vodi po svom zavrsetku gradnje trebao bi postati jedna od najuzbudljivijih urbanih cetvrti u Europi Photo: Emica Elvedji/PIXSELL

Share the news

Hulumtimi i ri i opinionit publik i realizuar nga (NSPM) tregon atë që pushteti po përpiqet ta fshehë prej muajsh – mbështetja për SNS-në ka stagnuar, ndërsa blloku opozitar, përfshirë listën e përbashkët të studentëve dhe opozitës, ndodhet në avantazh.

Sipas rezultateve të anketës telefonike të zhvilluar në dhjetor, në një mostër prej 1.500 të anketuarish (pa Kosovën), për pushtetin aktual do të votonin 35 për qind e qytetarëve.

Në anën tjetër, lista e përbashkët e studentëve dhe opozitës merr 41 për qind mbështetje. Madje 23,5 për qind e të anketuarve janë të pavendosur – çka përbën një potencial serioz për rënie të mëtejshme të rejtingut të regjimit.

Studiuesit konstatojnë se prej një kohe nuk ka lëvizje të mëdha në raportin e forcave midis bllokut qeverisës dhe atij antiregjim. Megjithatë, shifrat flasin qartë – pavarësisht dominimit mediatik dhe presioneve, SNS nuk arrin të kalojë as 35 për qind të mbështetjes.

Hulumtimi ka përfshirë edhe qëndrimet e qytetarëve për politikën e jashtme.

Sa i përket Bashkimit Evropian, 30,4 për qind e të anketuarve e mbështesin plotësisht anëtarësimin e Serbisë në BE, ndërsa 28,8 për qind e kundërshtojnë plotësisht. Kur përfshihen edhe ata që “kryesisht e mbështesin”, mbështetja totale për anëtarësim rritet në 47,1 për qind, ndërsa kundërshtarët “e fortë” dhe “të butë” përbëjnë 42,9 për qind. Me fjalë të tjera, pavarësisht politikës së jashtme të paqartë shumëvjeçare të pushtetit që balanson mes Brukselit dhe Moskës, shumica relative e qytetarëve ende e sheh të ardhmen në BE.

Anëtarësimin e Serbisë në NATO e mbështesin vetëm rreth dhjetë për qind e të anketuarve, ndërsa 84 për qind e kundërshtojnë.

Një raport i ngjashëm vërehet edhe lidhur me vendosjen eventuale të sanksioneve ndaj Rusisë – vetëm 10,7 për qind janë pro, ndërsa 79 për qind kundër.

Interesante është se Rusia, me 24,5 për qind, vazhdon të jetë në vendin e parë sa i përket perceptimit si “vendi më i afërt”, përpara Hungarisë, Gjermanisë dhe Kinës. Megjithatë, studiuesit vërejnë rënie krahasuar me periudhat e mëparshme, kur ky përqindje kalonte mbi 30 për qind.

Hulumtimi tregon se SNS nuk ka shumicë, opozita ka epërsi, ndërsa pothuajse një e katërta e votuesve është në pritje të një alternative.

/The Geopost/

Continue Reading

Previous: Vuçiq takon Sørensen në Beograd, rikthen retorikën e vjetër të “rrezikut për serbët” në Kosovë
Next: Vujoviq: Marko Gjuriq në Uashington për një marrëveshje sekrete – Serbia të njohë Kosovën

Pas presionit nga Lista e Studentëve, Manja Grçiq jep dorëheqje nga drejtimi i RTS-së 2 min read
  • News

Pas presionit nga Lista e Studentëve, Manja Grçiq jep dorëheqje nga drejtimi i RTS-së

The Geopost October 28, 2026
Sulmet ruse me dronë shumëfishohen në Moldavi 4 min read
  • News

Sulmet ruse me dronë shumëfishohen në Moldavi

The Geopost October 28, 2026
Nga Moska në Beograd: Lufta e narrativave dhe rreziku i manipulimit të informacionit në Kosovë 11 min read
  • Analiza
  • News

Nga Moska në Beograd: Lufta e narrativave dhe rreziku i manipulimit të informacionit në Kosovë

The Geopost October 27, 2026
Avokati serb kërkon përgjegjësi nga mediat që i shërbyen për 14 vjet Vuçiqit: Tjetër është kapitali, tjetër krijimi i opinionit publik 3 min read
  • Ballkan
  • News

Avokati serb kërkon përgjegjësi nga mediat që i shërbyen për 14 vjet Vuçiqit: Tjetër është kapitali, tjetër krijimi i opinionit publik

The Geopost October 27, 2026
Nga pakti i mbrojtjes i Mekës te bisedimet në Teheran: A po ndryshon peizazhi i sigurisë në Lindjen e Mesme? 5 min read
  • News

Nga pakti i mbrojtjes i Mekës te bisedimet në Teheran: A po ndryshon peizazhi i sigurisë në Lindjen e Mesme?

The Geopost October 27, 2026
Tensione në Beograd, protestuesit hyjnë në televizionin proqeveritar Informer – ndërpritet transmetimi, ndërhyn policia 3 min read
  • News

Tensione në Beograd, protestuesit hyjnë në televizionin proqeveritar Informer – ndërpritet transmetimi, ndërhyn policia

The Geopost October 26, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.