Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • News

Vuçiq takon Sørensen në Beograd, rikthen retorikën e vjetër të “rrezikut për serbët” në Kosovë

The Geopost February 25, 2026 2 min read
Share the news

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takua në Beograd me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimi Evropian për dialogun Beograd–Prishtinë, Peter Sørensen, duke vijuar praktikën e njohur të paraqitjes së situatës në Kosovë përmes narrativës së “rrezikut për mbijetesën e serbëve”.

Pas takimit, Vuçiq njoftoi përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Instagram se fokusi i bisedës ishte vazhdimi i dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, me atë që ai e quajti “angazhim më aktiv të BE-së”.

Megjithatë, presidenti serb edhe kësaj radhe përdori një retorikë alarmante, duke pretenduar se veprimet e autoriteteve në Prishtinë përbëjnë “vendime eskaluese dhe thellësisht diskriminuese”, të cilat, sipas tij, kërcënojnë drejtpërdrejt komunitetin serb në Kosovë.

Vuçiq paralajmëroi se disa vendime që Prishtina mund të fillojë t’i zbatojë nga 15 marsi mund të kenë “pasoja serioze” për serbët në Kosovë.

Megjithatë, në deklarimet e tij publike nuk janë dhënë detaje konkrete mbi masat në fjalë, as nuk është shpjeguar se në çfarë mënyre ato do të çonin, ligjërisht apo institucionalisht, në atë që ai e përshkruan si “kërcënim të mbijetesës” së komunitetit serb.

Në të njëjtën kohë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, një ditë më parë kishte zhvilluar gjithashtu një takim me përfaqësues ndërkombëtarë, gjatë të cilit, sipas burimeve zyrtare, u theksua se partnerët ndërkombëtarë tashmë janë të njohur me përmbajtjen dhe zbatimin e Ligjit për të Huajt.

Zyrtarë të Bashkimit Evropian kanë deklaruar më herët se mbështesin përpjekjet e institucioneve të Kosovës për të siguruar që të gjithë personat që jetojnë në Kosovë të regjistrohen në mënyrë të rregullt, në përputhje me ligjet e Kosovës.

Sipas BE-së, qëllimi i këtyre masave është që personat me status “të huaj” të jenë të informuar qartë për të drejtat dhe detyrimet e tyre përpara zbatimit të plotë të Ligjit për të Huajt.

Po ashtu, nga Brukseli është theksuar se veprimet e ndërmarra nga Kosova janë brenda kornizës ligjore ekzistuese dhe në përputhje me standardet evropiane, duke mohuar pretendimet se bëhet fjalë për masa diskriminuese apo eskaluese.

The Geopost

Tags: Aleksandar Vuçiq EU Kosova Serbia

Continue Reading

Previous: Veselinoviq: SNS e Vuçiqit funksionon si kartel droge, i ngjashëm me ato në Meksikë
Next: Raporti SecuriMeter: Kosova e para në rajon për perceptimin e sigurisë dhe orientimin pro-NATO, ndërsa Serbia renditet e fundit

Zgjedhjet nën hijen e Kremlinit: Vuçiq përballë studentëve, Uashingtonit dhe Brukselit 9 min read
  • Analiza
  • Ballkan

Zgjedhjet nën hijen e Kremlinit: Vuçiq përballë studentëve, Uashingtonit dhe Brukselit

The Geopost October 23, 2026
Rubios i kërkohen sanksione ndaj katër biznesmenëve serbë të afërt me Vuçiqin 11 min read
  • Ballkan

Rubios i kërkohen sanksione ndaj katër biznesmenëve serbë të afërt me Vuçiqin

The Geopost October 22, 2026
Serbia nën hijen e skenarit gjeorgjian: Si mund ta shndërrojë Vuçiq një krizë zgjedhore në instrument për forcimin e pushtetit 5 min read
  • Analiza
  • Ballkan

Serbia nën hijen e skenarit gjeorgjian: Si mund ta shndërrojë Vuçiq një krizë zgjedhore në instrument për forcimin e pushtetit

The Geopost October 22, 2026
BISEDAT NË SKY ECC TRONDITIN REGJIMIN E VUÇIQIT: Kriminelët pretendonin marrëveshje me të, përmendet zyrtari i BIA-s i lidhur me Radoiçiqin dhe Veselinoviqin 11 min read
  • Ballkan

BISEDAT NË SKY ECC TRONDITIN REGJIMIN E VUÇIQIT: Kriminelët pretendonin marrëveshje me të, përmendet zyrtari i BIA-s i lidhur me Radoiçiqin dhe Veselinoviqin

The Geopost October 22, 2026
Freedom House: Pushteti në Serbi shtypi protestat e organizuara përmes mjeteve digjitale 8 min read
  • Ballkan

Freedom House: Pushteti në Serbi shtypi protestat e organizuara përmes mjeteve digjitale

The Geopost October 22, 2026
Dhjetë gazetarë largohen nga televizioni kritik ndaj Vuçiqit, Amanpour: Shumë shqetësuese për lirinë e shtypit në Serbi 3 min read
  • Ballkan

Dhjetë gazetarë largohen nga televizioni kritik ndaj Vuçiqit, Amanpour: Shumë shqetësuese për lirinë e shtypit në Serbi

The Geopost October 21, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.